“Lojë e rrezikshme me ushtrinë pa SHBA-në dhe NATO-n, Thaçi të jap dorëheqje”

Politika

“Lojë e rrezikshme me ushtrinë pa SHBA-në dhe NATO-n, Thaçi të jap dorëheqje”

Nga: P.R Më: 6 prill 2017 Në ora: 10:57
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi (majtas) dhe Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa (djathtas) parakalojnë tek anëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjatë një ceremonie që shënonte 19 vjetorin e luftës së Kosovës më 5 mars, 2017 | Armend Nimani / AFP / Getty Images

Balli Kombëtar Demokrat në Kosovë, përmes një komunikate për media, ka kërkuar dorëheqjen e Qeverisë së Kosovës dhe Presidentit Thaçi.

“BKD kërkon nga Presidenti Thaçi që të jap përgjegjësi për iniciativën e dështuar. Iniciativë dhe lojë shumë e rrezikshme, duke marrë parasysh se në çfarë mënyre tentonte ta krijonte ushtrinë, pa mbështetjen e ndërkombëtarëve, edhe pse gënjente opinionin se kjo iniciativë është në kordinim të plotë me SHBA-në dhe NATO-në. Prandaj, dorëheqja është e pakta që duhet të bëj, por duke e njohur ai nuk do të jap dorëheqje”, thuhet në komunikatën e BKD-së, përcjellë “Bota sot”.

Po ashtu, Balli Kombëtar Demokrat, kundërshton fuqishëm edhe marrëveshjen për demarkacion, pasi sipas tyre kjo marrëveshje është e dëmshme për Kosovën dhe e tkurr territorin e Kosovës.

Komunikata e plotë:

BKD kërkon dorëheqjen e qeverisë dhe presidentit

1) Ideja e Thaçit për ushtrinë, pa kordinim me partnerët strategjikë si SHBA-në dhe NATON-në, ishte më shumë çështje aventure dhe bajraktarizmi nga ana e tij. Tërheqja nga bërja e ushtrisë është një dështim i madh i presidentit.

BKD kërkon nga Presindeti Thaçi që të jap përgjegjësi për iniciativën e dështuar. Iniciativë dhe lojë shumë e rrezikshme, duke marrë parasysh se në çfarë mënyre tentonte ta krijonte ushtrinë, pa mbështetjen e ndërkombëtarëve, edhe pse gënjente opinionin se kjo iniciativë është në kordinim të plotë me SHBA-në dhe NATO-në. Prandaj, dorëheqja është e pakta që duhet të bëj, por duke e njohur ai nuk do të jap dorëheqje.

2) Opozita prej fillimit ka qenë kundër ratifikimit të Demarkacionit në këtë formë, sepse sipas ekspertëve Kosova me këtë marrëveshje humb 8200 hektarë tokë, prandaj votat e deputetëve të saj do të jenë kundër. Kjo ka qenë edhe kauza e saj tash e dy vite, respektivisht e AAK-së e cila prej fillimit fuqishëm e ka kundërshtuar këtë marrëveshje, që sipas ekspertëve Kosova humb territor. Se a do ti ketë numrat e nevojshëm koalicioni qeverisës për kalimin e saj, kjo varet nga deputetët e LDK-së dhe PDK-së. Por, duke i njohur për qëndrimet e tyre të luhatshme, edhe kësaj radhe ata do të ndryshojnë qëndrimin.

BKD kundërshton fuqishëm këtë marrëveshje të dëmshme për Kosovën, marrëveshje që e tkurr territorin e Kosovës për 82 km2, dhe si e tillë nuk guxon kurrsesi të votohet, por të rinecogiohet me palën malazeze. Të krijohet një komision i pavarur, me ekspertë të pavarur nga Kosova, Mali I Zi dhe Bashkësinë Ndërkombëtare, dhe të përmisohen të gjitha ato gabime që janë bërë, në mënyrë që Kosova mos të humb territor.

3)Formimi i asociacionit të komunave serbe në Kosovë është një mini-shtet në territorin e Kosovës. Në bisedimet me Beogradin, pala shqiptare u tregua totalisht e papërgjegjshme, duke bërë lëshime e kompromise të vazhdueshme në dëm të Kosovës dhe në favor të Serbisë, duke ia mundësuar asaj të përzihet në tërë brendinë e Kosovës. Formimi i këtij asociacioni, do të bëjë që Kosova gjithmonë të ketë probleme dhe me këtë rast Serbinë do ta ketë brenda Kosovës. Kosova ndonëse ka arritur të dalë jashtë Serbisë, ajo ka lejuar "Zajednicen",  që Serbinë ta sjellë dhe mbajë brenda Kosovës në tërë territorin e saj në plot 10 komunat brenda Kosovës. Formimi i Asociacionit të Komunave Serbe lë jashtë kontrollit të Republikës së Kosovës dhe në duar të Serbisë rreth 30 për qind të territorit të vendit. Kështu që, me krijimin e këtij asociacioni, po krijohet një mini-shtet brenda Kosovës, ku do të ketë kompetenca shtesë në gjyqësi e polici, si dhe në arsim dhe shëndetësi. Prandaj, ne si BKD jemi kategorikisht kundër krijimit të një Asociacionit të tillë, sepse serbët në Kosovë kanë të drejta më shumë se çdo pakicë tjetër në botë. Madje më shumë të drejta edhe se shumica shqiptare në Kosovë. Nëse Serbia do të lejonte një Asociacion të tillë edhe për shqiptarët e Kosovës Lindore, atëherë në bazë të reciprocitetit me Serbinë, edhe ne do të ishim të obliguar të vepronim në të njëjtën mënyrë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat