Dështimet bashkojnë Pozitë-Opozitë

Politika

Dështimet bashkojnë Pozitë-Opozitë

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 5 prill 2017 Në ora: 17:45
Taki mes pozites dhe opozites

Demarkacioni, Asociacioni, dhe Ushtria apo edhe bisedimet me Serbinë,  përbëjnë pakon,  që ka ndarë pozitën dhe opozitën. Dy proceset  e para, përreth dy vite kanë prodhuar krizë politike e për pasojë në mjaft raste Kuvendi nuk ka funksionuar duke bllokuar kështu një sërë procesesh.

Njohësit e rrethanave politike, kanë apeluar, ndërkohë për dialog mes pozitës dhe opozitës, por as kjo mundësi nuk ka sjellë zgjidhje. E para, se apeli që ka ardhur nga njohësit e rrethanve politike, është vlerësuar si apel servilues, për të siguruar në të ardhmen ndonjë post shtetëror dhe e dyta se partitë politike, nuk janë aq të interesuara për t’u dhënë prioritet interesave të shtetit, por interesave partiake, klanore dhe biznesore.

Në këtë mënyrë situata mbetet  e tillë, që Pozita pro Demarkacionit, Asociacionit dhe Ushtrisë dhe Opozita kundër Demarkacionit, Asociacionit dhe  me rezerva në formimin e Ushtrisë, vetëm me ndryshimin e Ligjit për FSK –në. Për më tëpër dhe takimet që janë mbajtur mes tyre, kanë rezultuar boshe, të paktën  nga ajo çfarë është mësuar tek tuk, nga pjesëmarrësit në takim, pasi gjithçka është mbajtur larg syve të mediave dhe me dyer të mbyllura.

Fillimisht u fol për një takim sekret të mbajtur në Tiranë, e më pas për takime të organizuara në Prishtinë. Por, pavarësisht, këtyre takimeve sekrete dhe të përgjumura, proceset në fjalë kanë mbetur të bllokuara e ndërsa kostot i paguajnë qytetarët.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat