Përfundon pa marrëveshje takimi mes pozitës dhe opozitës

Politika

Përfundon pa marrëveshje takimi mes pozitës dhe opozitës

Më: 3 prill 2017 Në ora: 18:18
Takimi mes partive politike

(E plotësuar) -  Takimi i mbajtur në orët e vona të ditës së sotme, mes partive politike të pozitës dhe opozitës, pas disa orësh debate larg mediave, ka përfunduar pa marrëveshje. Media raporton se në takim është diskutuar për demarkacionin, ushtrinë, asociacionin dhe zgjedhjet.

Pas përpunimit të takimit, nënkryetari i AAK-së, Adrian Gjini ka bërë të ditur për KosovaPress se në takim nuk është arritur asnjë marrëveshje.

Gjini: Nuk kemi ndonjë marrëveshje

"Shumë gjatë është fol. Nuk kemi ndonjë marrëveshje", tha shkurt ai.

Po ashtu edhe Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje, ka bërë të ditur se në takim  ka pasur shumë diskutime, por që Vetëvendosje i ka mbrojtur qëndrimet e veta. Ai theksoi se demarkacioni duhet të tërhiqet nga ana e qeverisë, pastaj dialogu me Serbinë nuk duhet të shkojë në këtë mënyrë.

Konjufca: Demarkacioni duhet të tërhiqet

"Kjo është një format i dialogut të partive politike, i cili është prej vitit të kaluar edhe vazhdon në këtë mënyrë. Trajtohen natyrisht temat nëpër të cilat po kalon Kosova, proceset e ndryshme siç janë për shembull dialogu me Serbinë, demarkacioni, e çështje të tilla dhe mund të them që ne i shprehim qëndrimet tona aty. Subjektet politike i shprehin qëndrimet e tyre, të cilat i mbajnë si subjekte politike. Edhe për Lëvizjen Vetëvendosje për shembull, që e përfaqësova unë sonte është që sa i përket asociacionit të komunave serbe, ai duhet të anulohet krejtësisht. Demarkacioni duhet të tërhiqet nga ana e qeverisë, pastaj dialogu me Serbinë nuk duhet të shkojë në këtë mënyrë, duhet të ndërpritet. Dhe zgjedhjet e reja do t’i hapnin rrugë zgjidhjes së krizës politike, nëpër të cilën po kalon Kosova”, tha Konjufca.

Edhe Bilall Sherifi nga Nisma, pohoi se nuk është arritur asnjë marrëveshje në takim dhe sqaroi se pat një tendencë nga partitë në pushtet, që çështjet të zgjidhen vetëm sipas këndvështrimit të tyre dhe jo sipas këndvështrimit opozitar.

Sherifi: Ishte një takim mes partive në pushtet dhe të opozitës

“Ishte një takim mes partive në pushtet dhe të opozitës. Dhe pas gati tre orë bisedimesh, nuk pati ndonjë rezultat, ndonjë përafrim rreth këtyre çështjeve, siç janë demarkacioni, asociacioni, zgjedhjet, formimi i ushtrisë. Përkundrazi pat një tendencë nga partitë në pushtet që çështjet të zgjidhen vetëm sipas këndvështrimit të tyre dhe jo sipas këndvështrimit opozitar. Dhe natyrisht ne si parti opozitare refuzuam një qasje të tillë”, tha Sherifi.

Derisa opozita ishte e gatshme të deklarohet pas takimit, asnjëri nga përfaqësuesit e pozitës ishte gatshëm të deklarohet.

Ky është njëri nga takimet e radhës që pozita dhe opozita kanë mbajtur jashtë institucioneve të Kosovës, por që si më parë nuk kanë arritur të pajtohen për temat e shtruara, pasi dallimet mes tyre kanë qenë të mëdha. Kjo është hera e parë, ku në takim u diskutua edhe çështja  e transferimit të FSK-së në ushtri.

Image

Vazhdon takimi mes pozitës dhe opozitës, ja temat që po diskutohen 

Partitë politike të pozitës dhe opozitës, janë duke zhvilluar për disa orë takimin, që është duke u mbajtur larg mediave, në njërën nga lokalet e Prishtinës.

Siç ka raportuar më parë media, në takim është duke u diskutuar për demarkacionin, ushtrinë dhe zgjedhjet.

Në takim po marrin pjesë zyrtarë të lartë të PDK-së, LDK-së, Vetëvendosjes, AAK-së dhe Nismës, por që nuk është i pranishëm asnjëri nga kryetarët e parive parlamentare.  

Zyrtarët e partive politike, të cilët nuk kanë pranuar të japin asnjë deklarim për media, pas takimit do të vazhdojnë edhe me një darkë pune.

Ky është njëri nga takimet e radhës që pozita dhe opozita kanë mbajtur jashtë institucioneve të Kosovës, por që më parë nuk kanë arritur të pajtohen për temat e shtruara, pasi dallimet mes tyre kanë qenë të mëdha. Kjo është hera e parë, ku në takim po diskutohet edhe çështja  e transferimit të FSK-së në ushtri.

Nënkryetarët e partive po debatojnë tash e dy orë me dyer të mbyllura

Nënkryetarët e partive kryesore politike në vend, janë mbledhur tash e dy orë.

Siç merr vesh media , ata janë mbledhur për të debatuar për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, Ushtrinë e Kosovës dhe një udhërrëfyes për dialogun me Serbinë.

Asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar nëse këto janë pikat që do t’i diskutojnë, kurse takimi është duke u zhvilluar me dyer të mbyllura.

Aty janë parë që kanë hyrë, Xhavit Haliti nga PDK, Lutfi Haziri nga LDK, Aida Dërguti dhe Glauk Konjufca nga Vetëvendosje dhe nga Nisma, Jakup Krasniqi dhe Bilall Sherifi.

Pas takimit merret vesh se ata do të darkojnë së bashku.

Takimi mes pozitës dhe opozitës, zbulohen temat që po diskutohen 

Partitë politike të pozitës dhe opozitës, janë duke zhvilluar një takim të paparalajmëruar, pa praninë e mediave, në njërën nga lokalet e Prishtinës.

Media merr vesh se në takim është duke u diskutuar për demarkacionin, ushtrinë dhe zgjedhjet.

Në takim po marrin pjesë zyrtarë të lartë të PDK-së, LDK-së, Vetëvendosjes, AAK-së dhe Nismës, por që nuk është i pranishëm asnjëri nga kryetarët e parive parlamentare.  

Zyrtarët e partive politike, të cilët nuk kanë pranuar të japin asnjë deklarim për media, pas takimit do të vazhdojnë edhe me një darkë pune.

Ky është njëri nga takimet e radhës që pozita dhe opozita kanë mbajtur jashtë institucioneve të Kosovës, por që më parë nuk kanë arritur të pajtohen për temat e shtruara, pasi dallimet mes tyre kanë qenë të mëdha. Kjo është hera e parë, ku në takim po diskutohet edhe çështja  e transferimit të FSK-së në ushtri.

Tashmë në takimin në mes të pozitës dhe opozitës kanë arritur edhe përfaqësues të partive në pushtet. Partia më e madhe në vend po përfaqësohet nga Xhavit Haliti dhe Elmi Reçica.

Nga LDK prezent në këtë takim është Lutfi Haziri

AAK prezantohet nga Ardian Gjini.

E, qëndrimet e partisë se Fatmir Limajt për temat si: Zgjedhjet, demarkacioni dhe asociacioni po i prezantojnë Jakup Krasniqi dhe Bilall Sherifi.

Këta janë përfaqësuesit e partive në takimin e pozitës dhe opozitës

Përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje, janë të parët qe kanë arritur në vendin ku do të mbahet takimi mes përfaqësuesve të pozitës dhe opozitës. Glauk Konjufca dhe Aida Dërguti do ta përfaqësojnë këtë subjekt në këtë takim.

E, këto takime është duke i organizuar, Naim Rashiti.

Në këto takime po diskutohet për çështjet si ushtra, demarkacioni dhe zgjedhjet.

Për cilat tema të mëdha pritet të diskutojnë partitë politike?

Nënkryetarët e partive politike kryesore në vend, pritet që në çdo moment të nisin takimin, në të cilin merret vesh se do të diskutohet për tema të rëndësishme për vendin.

Ata kanë vendosur që të zhvillojnë këtë takim, ku do të diskutohet për transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës dhe demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Deri tash janë parë të kenë arritur nënkryetarët e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti dhe Glauk Konjufca dhe ai i Nisma, Bilall Sherifi.

Asnjëra prej subjekteve politike nuk ka dhënë ndonjë detaj se për çka tjetër do të debatojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat