Zëdhënësi i Qeverisë ka dy fjalë për zgjedhjet serbe në Kosovë

Politika

Zëdhënësi i Qeverisë ka dy fjalë për zgjedhjet serbe në Kosovë

Nga: A.Zh Më: 2 prill 2017 Në ora: 13:00
Këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa, Faton Abdullahu

Këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa, Faton Abdullahu, ka reaguar lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve serbe edhe në Kosovë.

Abdullahu, në një postim në Facebook, ka shkruar se Kosova është ajo që do të ndikoj shumë që Serbia të mbetet më shumë Lindje e të bëhet më pak Perëndim, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë:

Zgjedhjet në Serbi ende me nyjen e pazgjidhur

KOSOVA ENDE DO TA MBAJ SERBINË NE LINDJE

Edhe me rastin e zgjedhjeve të sotme në Serbi, Kosova është ajo që do të ndikoj shumë që Serbia të mbetet më shumë Lindje e të bëhet më pak Perëndim. Për aq sa nuk ka pasur përkrahje nga BE, SHBA dhe NATO për politikat e saja ndaj Kosovës, Serbia do të rifreskoj, forcoj e begatoj, raportet me Rusinë. Dhe për aq sa është kështu, qytetarët e Serbisë edhe sot janë të shtrënguar që për të ardhmen e shtetit të tyre të zgjedhin më shumë Lindje e më pak Perëndim. Çmim i shtrenjtë për qytetarin e thjeshtë të Serbisë për të paguar agonin e determinuar nga gënjeshtrat historike./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat