Tentativat e politikanëve, për të liruar të burgosurit e fuqishëm

Politika

Tentativat e politikanëve, për të liruar të burgosurit e fuqishëm

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 31 mars 2017 Në ora: 17:36
Foto ilustrim

Të burgosurit e fuqishëm, janë në duart të drejtësisë, sa për të thënë, pasi realisht ata varen nga politika. Kjo e fundit me një lëvizje, i ka të gjiha mekanizmat në dorë, për të masakruar në drejtësinë dhe për të liruar të burgosurit e fuqishëm, prej të cilëve kanë arritur edhe në dyert e pushtetit.

Kështu, varësia e drejtësisë nga politika, në Kosovë, nuk është më thjesht perceptim, por realitet e fakt, pavarësisht se veprohet në heshtje, dhe me dyer te mbyllura. Kështu, pasi dolën kundër Ligjit Antimafia, politikanët  në Kosovë, kanë ndërmarrë një tjetër nismë që mban nën kontroll drejtësinë dhe që njëherësh,shërben për të liruar të burgosurit e fuqishëm. Në krah të këtyre të fundit, një pjesë jo e vogël e politikanëve, zhvillojnë fushatat, kidnapojnë postet dhe privatizojnë shtetin.

Thënë ndryshe, shteti kalon në duart e krimit dhe drejtësia në këtë rast, nuk ka fuqi të reagojë, pasi varet totalisht nga të inkriminuarit e politikës. Ligjet në një shtet demokratik bëhen për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve, për t’i ardhur në ndihmë zhvillimit të vendit si dhe për të konsoliduar demokracinë, duke respektuar të drejtat e gjithsecilit.

Por, ajo çfarë ndodh realisht me hartimin e ligjeve, pa frikë mund të konsiderohet si skandal më vete, prioritet hartuesit e ligjit kanë interesat  e tyre dhe kthimin e ndereve. Nuk janë të paktë politikanët, që janë në Qeveri apo Kuvend, me ndihmën e ‘ të fortëve”, e tashmë janë të detyruar, t’ua kthejnë nderet, duke shpëlarë krimet  e tyre dhe duke i marrë nga dora e drejtësisë, pa iu hyrë gjemb në këmbë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat