Qeveria e Kosovës “shkund” Serbinë

Politika

Qeveria e Kosovës “shkund” Serbinë

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 28 mars 2017 Në ora: 16:54
ilustrim

Këshilltari politik i kryeministrit Faton Abullahu ka pohuar,  se vendimi i Qeverisë së Kosovës për këtë çështje është i plotfuqishëm dhe ka filluar të prodhojë efekte pozitive që në ditët kur ka hyrë në fuqi. Sipas tij, ky vendim përndryshe është në përputhshmëri të plotë me ligjet dhe me Kushtetutën e Kosovës, për më shumë edhe me parimet mbi të cilat ndërtohet shteti ynë.

Pak ditë më parë, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të gjitha patundshmëritë që ishin në emër të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, përktatësisht të  ish-Republikës Socialiste të Serbisë që ndodhen në Kosovë të regjistrohen tashmë si prona të Kosovës.  Në vendimin e firmosur nga kryeministri i vendit Isa Mustafa, thuhet  se “Agjencia e Kadastrës së Kosovës që ta bëjë regjistrimin e të drejtës pronësore sipas procedurave brenda afatit që është përcaktuar me ligj”. Pas këtij vendimi nuk ka munguar edhe reagimi i Serbisë.  Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar ,  se “Qeveria ka marrë vendim me të cilën udhëzimi i Prishtinës për konfiskimin e pasurisë serbe në Kosovë shpallet i pavlefshëm”, ashtu siç ka bërë edhe me rastin e Trepçës.  Por, pavarësisht, reagimit të  Qeveria e Serbisë,  vendimi i Qeverisë së Kosovës për këtë çështje është i plotfuqishëm dhe madje,  ka filluar të prodhojë efekte pozitive që në ditët kur ka hyrë në fuqi. Sipas zyrtarëve qeveritarë,  vendimi i Serbisë për ta rrëzuar vendimin e kryministrit Mustafa,  nuk është asgjë tjetër, përveçse një lojë e radhës e Serbisë, pasi vendimet e qeverisë së Kosovës nuk i rrëzon dot qeveria e Serbisë, sepse Kosova nuk është krahina autonome apo kolonia e Serbisë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat