Sot Kadri Veseli nominohet për kryeministër

Politika

Sot Kadri Veseli nominohet për kryeministër

Më: 26 mars 2017 Në ora: 11:22
Kryetari i PDK-së Kadri Veseli

Konventa dy ditore e PDK-së përfundon sot, dhe ajo do të mbyllet me nominimin e kryetarit të kësaj partie, Kadri Veselit, për kryeministër.

Konventa e Partisë Demokratike të Kosovës ka nisur dje, e sot do të mbajë edhe ditën e dytë, në të cilën pritet të bëhet publik nominimi i Veselit për të kandiduar për kreun e Qeverisë, e më pas PDK-ja do të mbajë një ceremoni festive me anëtarët e simpatizantët e saj.

Gjatë punimeve të ditës së djeshme në këtë Konventë, PDK-ja ka nxjerrur një deklaratë me të cilat tregon gatishmërinë për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.

Ndërkaq, për shkuarjen në zgjedhje zërat janë ngritur pas një acarimi të raporteve të partive në koalicionin qeverisës, LDK-PDK.

Ndryshe, Kadri Veseli erdhi në krye të PDK-së në Konventën e vitit të shkuar të kësaj partie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat