A ka rrezik për luftë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë? Ja çfarë thotë Presidenti Thaçi

Politika

A ka rrezik për luftë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë? Ja çfarë thotë Presidenti Thaçi

Nga: Mimozë Lakna Më: 25 mars 2017 Në ora: 11:12
Presidenti Hashim Thaçi, gjatë intervistës me gazetaren e gazetës "Bota sot", Mimozë Lakna

Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”,presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka folur rreth tensionimit të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pas provokimeve të kësaj të fundit me trenin dhe murin në Mitrovicë.

Ai ka thënë se raportet me shtetin serb janë si kurrë ndonjëherë në 30 vjetëshin e fundit të qeta.

I pyetur nga gazeta për mundësinë e një rrezikut për shpërthimin e luftës ndërmjet të dyja vendeve, Thaçi ka mohuar një gjë të tillë, por ka theksuar se Serbia vazhdon përpjekjet për të cenuar sovranitetin e Kosovës.

“Raportet janë si kurrë ndonjëherë në 30 vjetëshin e fundit të qeta,  të një bashkëpunimi konstruktiv të interesit reciprok, gjithmonë të udhëhequr nga Bashkimi Evropian dhe me mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Unë nuk shoh mundësi aktualisht, për luftë mes Kosovës dhe Serbisë, por, shoh rreziqe të ndryshme, të përpjekjeve të Serbisë, për të cenuar sovranitetin e Kosovës, për t`i mbajtur peng serbët e Kosovës dhe kështu ta krijojë një rrethanë të mos funksionimit të mirëfilltë të institucioneve të Kosovës apo të shtetit të Kosovës, e që çmimin më së tepërmi do ta paguajnë vetë serbët e Kosovës”, ka deklaruar presidenti Thaçi për “Bota sot”.

Por, sipas tij, shteti i Serbisë nuk do të pyetet kurrë për Kosovën.

“Një gjë është e saktë, Kosova është vend i pavarur dhe sovran dhe e sotmja dhe e ardhmja e Kosovës nuk do të varet kurrë nga shteti i Serbisë. As shteti i Serbisë nuk do të pyetet kurrë për Kosovën”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat