Konfirmohet dialogu i “fshehtë” i partive politike të Kosovës, ja ku u takuan

Politika

Konfirmohet dialogu i “fshehtë” i partive politike të Kosovës, ja ku u takuan

Më: 20 mars 2017 Në ora: 14:26
Foto Ilustrim

Pohimet e disa burimeve për një takim të fshehtë të subjekteve politike të Kosovës që është mbajtur në Shqipëri, janë konfirmuar nga drejtori i Grupit të Hulumtimeve Politike për Ballkanin, Naim Rashiti.

Ai përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka thënë se takimi i subjekteve politike ishte i nënti që nga marsi i vitit 2016.

Ky është postimi i tij i plotë marrë nga profili i tij: 

Takimi i radhës në kuadër të dialogut politik është mbajtur ne Tiranë në nivel të nënkryetarëve dhe përfaqësuesve të lartë të subjekteve poltike parlamentare, PDK, LDK, VV, AAK dhe NISMA. Ky është takimi i 9-të i këtij niveli nga marsi i viti 2016. Dialogu politik i filluar vitin e kaluar do të vazhdojë i pandërprerë dhe të gjtiha çështjet e rëndësishme do të jenë pjesë e diskutimeve midis subjekteve politike. Kësaj radhe ky takim ndodhi ne Tiranë e takimet tjera do të vazhdojnë të mbahen në Prishtinë, dhe jo vetëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat