Kriminelët me poste, pa imunitet përballë Speciales

Politika

Kriminelët me poste, pa imunitet përballë Speciales

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 19 mars 2017 Në ora: 17:08
Selia e Gjykatës Speciale

“Siç ka thënë Prokurori Specialist në të kaluarën, askush nuk është mbi ligjin. Nuk ka imunitet për krimet që ligji i veçantë i jep kompetencë Dhomave Specialiste dhe zyrës së prokurorit specialist  për të hetuar dhe ndjekur penalisht.  Përtej kësaj, siç ka thënë më parë Prokurori Special, zyra nuk komenton mbi atë se kush, çfarë, ose kur si ajo ka të bëjë me punën e tij”, ka thënë Joseph L. Hollerhead, asistent ekzekutiv në Gjykatën Speciale dhe zëvendës i Prokurorit Special, për gazetën “Bota sot”.

Që nga votimi në Kuvend, themelimi dhe tani kur pritet të fillojë punën, Gjykata Speciale vazhdon të jetë një nga temat aktuale më të komentuara.  Janë përmendur emra dhe lista që do të mund të akuzoheshin nga kjo Gjykatë, por derisa nuk ka filluar punën, deklarata të tilla mbesin jozyrtare.

Madje, si të akuzuar të mundshëm janë përmendur edhe zyrtarë të shtetit, por a do të kenë imunitet për shkak të pozitës zyrtare persona të tillë? Lidhur me këtë, zyrtarë të Gjykatës Speciale, kanë thënë se askush nuk është mbi ligjin kur bëhet fjala për krime. 

“Siç ka thënë Prokurori Specialist në të kaluarën, askush nuk është mbi ligjin. Nuk ka imunitet për krimet që ligji i veçantë i jep kompetencë Dhomave Specialiste dhe zyrës së prokurorit specialist  për të hetuar dhe ndjekur penalisht.  Përtej kësaj, siç ka thënë më parë Prokurori Special, zyra nuk komenton mbi atë se kush, çfarë, ose kur si ajo ka të bëjë me punën e tij”, ka thënë Joseph L. Hollerhead, asistent ekzekutiv në Gjykatën Speciale dhe zëvendës i Prokurorit Special, për gazetën “Bota sot”.

Ndërsa, avokati Tomë Gashi, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se pavarësisht pozitës zyrtare, që nga viti 1999 e deri tani, askush nuk është imun nga Specialja.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat