Kosova nuk i ndal “shuplakat”, ndaj Serbisë

Politika

Kosova nuk i ndal “shuplakat”, ndaj Serbisë

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 16 mars 2017 Në ora: 17:50
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa

Serbia po i merr shuplakat nga Kosovë, një nga një. Megjithëse, ende gjenocidi serb nuk është ndëshkuar, autoritetet në Kosovë, po tregohen të matur dhe të rezervuar , duke i hedhur hapat një nga një. Pezullimi bisedimeve me Serbinë, ishte hapi i parë që mori Kosova në aspektin e masave të reciprocitetit.  

Pak ditë më parë, Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën e propozuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e harmonizuar me grupet tjera parlamentare, e cila kërkon lirimin e menjëhershëm të ish kryeministrit Ramush Haradinaj dhe pezullimin e bisedimeve me Serbinë deri në lirimin e tij. Si rrallë herë deputetët e pozitës dhe opozitës u bënë bashkë për t’i dhënë mbështetje rezolutës në mbështetje të Haradinajt. Rezoluta mori 78 vota për, 1 kundër dhe asnjë abstenim.

Edhe pse BE –ja, ka reguar kundër  këtij vendimi, Qeveria e Kosovës, ka shprehur gatishmërinë për ta zbatuar atë.  Pas pezullimit të bisedimeve, Qeveria e Kosovës, ka ardhur me një tjetër vendim, që firmos marrjen e pronave nga Serbia. Kështu, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim, që të gjitha pasuritë e paluajtshme të regjistruara në emër të ish-Jugosllavisë, Serbisë dhe Krahinës Autonome të Kosovës të regjistrohen në emër të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, e ka autorizuar Agjencinë Kadastrës që të regjistrojë të drejtën e pronës dhe të bëjë regjistrin e të drejtave pronësore brenda afatit të përcaktuar ligjor.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat