Mos kalimi i Demarkacionit, s’e çon vendin në zgjedhje të parakohshme!?

Politika

Mos kalimi i Demarkacionit, s’e çon vendin në zgjedhje të parakohshme!?

Më: 15 mars 2017 Në ora: 20:47
Ilustrim

Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi, kohë më parë solli debat se pikërisht mos miratimi i saj mund të shënojë fundi i koalicionit PDK-LDK. Por, një gjë e tillë po mohohet nga të dyja palët.

Përfaqësues të të dyja subjekteve në koalicion, PDK-së e LDK-së, i hedhin poshtë dyshimet se mos ratifikimi i Demarkacionit mund të çojë vendin në zgjedhje.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Recica, ka thënë se do të akordohen për këtë marrëveshje. Ndërsa, Bajram Gecaj – këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa dhe zëvendësministër i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal – shprehet se koalicioni i ka votat e mjaftueshme që të funksionojë, porse i duhen dy të tretat e deputetëve që një marrëveshje e tillë të kalojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat