A ishte përgatitur vrasja e kryeministrit Mustafa nga Murat Jashari dhe grupi i tij?!

Politika

A ishte përgatitur vrasja e kryeministrit Mustafa nga Murat Jashari dhe grupi i tij?!

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 15 mars 2017 Në ora: 07:46
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa

Në lidhje më këtë çështje, Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, ka deklaruar se  nuk mund të komentojë asgjë lidhur me rastin. Për më tepër ata kanë sugjeruar t’i adresohemi  Policisë së Kosovë. Edhe kjo e fundit, nuk ka dhënë përgjigje konkrete lidhur me pyetjen drejtuar nga gazeta “ Bota sot”.

Tentim vrasja e avokatit Azem Vllasi është shndërruar një histori trileri, me tradhtarë,  grupe dhe vrasje. I dyshuarit për tentim vrasjen, Murat Jashari, i arrestuar nga Policia e Kosovës, sipas raportimeve të mediave ua ka pranuar hetuesve se ka shkuar për ta vrarë atë si tradhtar të kombit.

Madje, ai gjatë marrjes në pyetje ka menduar se e ka vrarë avokatin. Pos kësaj, Jashari ka shtuar se ekziston një grup pas tij që ka shtrirje në Zvicër, Kosovë e Maqedoni. Sipas tij, ky grup ka një listë të emrave që i cilësojnë si tradhtarë. Në mesin e tyre ka zyrtarë të lartë të shtetit, ndërkohë që mësohet se është përmendur edhe emri i kryeministrit Isa Mustafa, madje Jashari ka thënë se për këtë të fundit kanë blerë edhe një snajper.

Ndërkohë që organet e drejtësisë, kanë lejuar që të dalin në dritë këto informacione, njohësit e çështjeve politike e juridike, vlerësojnë se organet e rendit dhe shërbimi i intelegjencës janë ato që duhet të merren urgjentisht me çështjen e kësaj natyre. 

Pyetja shtrohet sa janë të  sigurtë Kryemin istri Mustafa dhe zyrtarët e tjerë të përmendur , se janë në shënjestër për  t’u vrarë.  Zyrtari i Qeverisë së Kosovës, Bajram Gecaj, pa dashur të japë më shumë informata në lidhje me rastin, ka thënë se nuk dëshiron të komentojë  fare.“ Nuk e komentojë fare këtë rast pasi është çështje për policinë”, ka thënë Gecaj. 

 Në lidhje më këtë çështje, Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, ka deklaruar se  nuk mund të komentojë asgjë lidhur me rastin. Për më tepër ata kanë sugjeruar t’i adresohemi  Policisë së Kosovë. Edhe kjo e fundit, nuk ka dhënë përgjigje konkrete lidhur me pyetjen drejtuar nga gazeta “ Bota sot”. 

“Sipas mediave thuhet se edhe Isa Mustafa,  ka qenë në listë për t’u vrarë, së bashku me Azem Vllasin”. Çfarë di policia në lidhje me këtë?  A keni ndonje shpjegim?”  Kjo ka qenë pyetja drejtuar Policisë së Kosovës.   

“Lidhur me rastin në fjalë Policia e Kosovës,  i ka bërë publike veprimet e saja, duke përfshirë arrestimin e personave të dyshuar dhe sekuestrimin e dëshmive relevante që ndërlidhen me rastin.  Policia e Kosovës komfor hetimeve dhe vlerësimeve të saja, në koordinim dhe bashkëpunim me organet e drejtësisë lidhur me rastin ne fjalë do të ndërmarrë veprimet e mëtutjeshme policore”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

Gazeta “ Bota Sot” ka kontaktuar edhe me  Emrush Kastratin, avokatin e të dyshuarit Murat Jashari, i cili ka mohuar se në listën e personave të planifikuar për t’u vrarë ndodhet emri i Kryeministrit Isa Mustafa, madje sipas tij, nuk ka fare listë të vrasjeve. “Nuk është e vërtetët që ka listë për vrasje”, ka thënë për  “Bota Sot”, avokati Emrush Kastrati.

Ndërsa në lidhje më këtë çështje, Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, ka deklaruar se  nuk mund të komentojë asgjë lidhur me rastin. Për më tepër ata kanë sugjeruar t’i adresohemi  Policisë së Kosovë. Edhe kjo e fundit, nuk ka dhënë përgjigje konkrete lidhur me pyetjen drejtuar nga gazeta “ Bota sot”. “ Lidhur me rastin në fjalë Policia e Kosovës i ka bërë publike veprimet e saja, duke përfshirë arrestimin e personave të dyshuar dhe sekuestrimin e dëshmive relevante që ndërlidhen me rastin.  Policia e Kosovës komfor hetimeve dhe vlerësimeve të saja, në koordinim dhe bashkëpunim me organet e drejtësisë lidhur me rastin ne fjalë do të ndërmarrë veprimet e mëtutjeshme policore.

Organet e drejtësisë, të mos heshtin

Njohësi i çështjeve juridike Muhamet Kelmendi ka thënë, se nuk ka njohuri se si dhe kush, dhe në bazë të cilave fakte, ka bërë dikush një listë për ekzekutim, megjithatë sipas tij, kjo i takon organeve të ndjekjes për të shqyrtuar dhe vërtetuar.  “Jam parimisht kundër vrasjeve të tilla, edhe pse mendoj,  se koha e të drejtës zakonore në shtet ligjor ka kaluar. Por, ky është edhe dështimi i shtetit ligjor, për t’u marrë me krime, pavaresisht kohën kur janë kryer krimet dhe nga cila pozitë. I bëjnmë thirrje shtetit, që t’i kapë ish armiqtë e popullit, ata që kanë kryer nga pozitat shtetërore krime.  Koha është për përgjegjësi e jo për hakmarrje, pavarësisht mbi të cilat elemente mbeshtetet vepra. Kosovës i duhet qetësi dhe shtet ligjor”, ka thënë njohësi i çështjeve juridike Kelmendi. 

Ndryshe analistja politike Fiknete Betaj, ka vlerësuar  se politikanët e pamëshirshëm të ndihmuar dhe të përkrahur nga gazetarët e dëgjueshëm mund të zbatojnë fushata të suksesshme të urrejtjes dhe të dhunës, ndërsa dëshmi për këtë janë edhe kërcënimet me vrasje , burgosje si dhe rasti i ditës së hënë,  tentim vrasja e Avokatit Vllasi.  Sipas saj, shqetësuese është kur kaq me gjakftohtësi merren lajmet e tilla se një grup kriminal paska plane e vendime edhe ndaj Kryeministrit të vendit Akademik Isa Mustafës.  “ Gjatë mandatit qeverisës ka pasur një nxitje të vazhdueshme të urrejtjes nga qarqet e ndryshme ndaj kryeministrit Mustafa. Unë mendoj, që as një individ apo grup nuk guxon të bëjë plane të tilla, andaj edhe mekanizmat kompentente të reagojnë me metodat e duhura”, ka thënë analistja politike Fiknete Betaj.

Pasojat e mos hapjes së dosjeve

Politologu Faik Krasniqi ka vlerësuar,  se ngjarja e ndodhur  mëngjesin e së hënës, nuk ishte e hijshme për vendin tonë, por për këtë janë fajtore organet e drejtësisë dhe shteti i Kosovës, që nuk lejuan hapjen e dosjeve për njerëz të ish sistemit, ashtu siç kanë vepruar të gjitha shtetet postkomuniste. 

Sipas tij, njerëzit e ish sistemit është dashur që shteti mos ti lejojë që të merren më me politike ose ndonjë funksion tjetër publik, ani pse kështu kanë vepruar të gjitha shtetet postkomuniste. 

“Nëse kryeministri Isa Mustafa paska qenë në këtë listë, atëherë është përgjegjësi e organeve të sigurisë, respektivisht shërbimit sekret të Kosovës, që nuk e ka zbuluar më herët një gjë të tillë. Shërbimi sekret duhet ta dijë,  se kush janë ata që paskan përpiluar lista për likuidimin e njerëzve të ish sistemit. Ne si shtet demokratik dhe që pretendojmë të futemi në Bashkimin Evropian, nuk guxojmë të bëjmë gjëra të tilla, të vrasim apo të linçojmë njerëz të ish sistemit, por faji është i politikës dhe drejtësisë,  që nuk kanë bërë hapjen e dosjeve, për njerëz të ish sistemit serbojugosllav. Prandaj, Qeveria dhe Parlamenti i Kosovës sa më shpejt duhet ti hapin dosjet, në mënyrë që ngjarjet e tilla mos të na ndodhin më”, ka thënë politologu Krasniqi.  

Ndërsa ish anëtari i SHIK-ut Naim Miftari ka deklaruar,  se nuk mund të spekulojë në lidhje me rastin në fjalë e aq më pak kur është në pytje Murat Jashari vëllai i dëshmorit dhe bashkëluftëtarit Ismet Jasharit (komandant i Kumanovës) i cili dha jetën për lirinë e Kosovës. 

“Mundësia që në listën e zezë të jenë liderët politik dhe shtetërorë janë të kuptueshme dhe besoj, se nuk do jetë ky "atentati" i fundit në sferën politike. Lufta ndërmjet partive politike në Kosovë, Demarkacioni, Asosacioni, varfëria, izolimi, papunësia,  jofunksionimi i drejtësisë, etiketimi i vendit si çerdhe e terroristave dhe personat e Serbisë kundër Kosovës, janë vetëm karburant ndezës të gjendjes në Kosovë” ka thënë ish anëtari i SHIK-ut Naim Miftari.

Krimi nuk njeh arsye

Analisti Rexhep Shahu, ka pohuar se duket guxim i tepruar i vrasësve, por krimi nuk ka arsye,dhe nuk kërkon mëshire, pasi krimi kur ndjehet i rrezikuar lufton sa gjithë përbindëshat.

“E si duket në Kosovë krimi me vite ndjehet i rrezikuar, ose e ndjen fundin e një epoke”, ka thënë analisti politik Rexhep Shahu. Ndërsa, analisti poltik Skender Zogaj, ka vlerësuar se atentati më i ri ndaj njërit nga ish-kuadrot më të larta komuniste të Kosovës në Federatën e ish- Jugosllavisë ,ndërsa pas luftës së Kosovës këshilltar i afërt i udhëheqësve më të lartë të Qeverisë së Kosovës, e veterani i UÇK-së Azem Vllasit, ka shqetësuar dhe indinjuar publikun e gjerë të Kosovës, që po e sheh se, fuqia e strukturave të çmendura të krimit të organizuar dhe grupet vrastare brenda tyre, vazhdon të jetë e rrezikshme dhe aktive për gjakderdhje politike për efekte të shërbimeve të fshehta e të hapura të vendit dhe të huaja.   

Sipas tij, ata që e kanë ndjekur aktivitetin propagandistik të nëntokës mafioze në Kosovë dhe në Diasporë, e kanë fare mirë të njohur veprimtarinë e "suslloveve" të ish LPK-së që vazhdojnë t'i yshtin "zagarët" për gjueti shtrigash. 

“Më të përshtatshmit për punë të këtillë janë njerëzit që janë rast social dhe me defekte eklatante psikikë, apo të paktën që i manifestojnë këto simptoma. Një kësi personazhi ka kohë është i pranishëm nëpër portale nëpër mediat e shkruara, e ky është, Murat Jashari, vëllau i Ismet Jasharit, komandant "Kumanovës" së UÇK-s, i cili pas përpjekjes së flaktë për të denoncuar krimet e luftës, duke i theksuar emrat më eminent të Luftës çlirimtare”, ka thënë Zogaj.  Sipas të njëjtit,  kurbani është tepër i zgjedhur dhe për qëllime të thella strategjike. “Këtë e tregon edhe lista e emrave që ky vrasës i ka pranuar se janë në listën për vrasje. Nuk dyshoj fare që tutorët e kanë përpunuar mirë atentatorin, duke e mësuar edhe si e çka të deklarojë nëse bie në duart e drejtësisë, e cila, do të kisha dëshiruar që kësaj here të mos bie pre e "preferencave" sepse është çasti i duhur që krimi të luftohet seriozisht”, ka thënë analisti politik Skender Zogaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat