Me Forcat e Armatosura, Kosova anëtarësohet në NATO

Politika

Me Forcat e Armatosura, Kosova anëtarësohet në NATO

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 13 mars 2017 Në ora: 16:53
Ramadan Qehaja

Eksperti i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë, Ramadan Qehaja, e konsideron si të vonuar nismën e Presidentit të vendit Hashim Thaçi, për ndryshimin e ligjit të FSK-së.

Duke folur, për këtë çështje, gjatë një interviste ekskluzive, për gazetën “Bota sot”, Qehaja ka thënë se, kundërshtimet e NATO-s, vijnë për shkak të vendeve anëtarë të saj të cilat nuk e kanë njohur Kosovën e posaçërisht për shkak të Serbisë.

Po ashtu, ai ka folur edhe rreth kërcënimeve të fundit që po vinë nga Serbia si dhe ndikimin e Rusisë në Ballkan.

“Bota sot”:  Profesor, tashmë u procedua në Kuvend ligji për FSK-në, a mendoni se ky ishte hapi i duhur ne pamundësi të ndryshimeve kushtetuese?

Ramadan Qehaja: Më kujtohet që këtë ide e pati  dhënë edhe Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, sepse ka bërë një hulumtim dhe është parë që ekziston mundësia ligjore që kjo çështje të zgjidhet nëpërmjet FSK-së, përkatësisht nëpërmjet zgjerimit të kompetencave të saj, përkatësisht marrjes së detyrave ushtarake. Unë mendoj që do të ndodhë, sepse sipas mendimit tim është momenti i fundit që kjo duhet të ndodhë, sepse në pamundësi që të bindet Lista serbe, që të votojnë ndryshimet kushtetuese që kanë të bëjnë edhe me formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, atëherq kjo ishte mënyra e vetme që ne të lëviznim nga pika zero. Kujtoj se me të gjitha mundësitë tona që i kemi, duhet të votohet kjo çështje në Kuvend dhe më në fund të mbetet emri i Forcës së Sigurisë së Kosovës si i tillë, por siç thashë me kompetenca të cilat që kanë të bëjnë me detyra ushtarake. Kjo është domosdoshmëri e kohës.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Marten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat