Gjykata Speciale dhe rrugët e shtruara me viktimat e gjenocidit serb

Politika

Gjykata Speciale dhe rrugët e shtruara me viktimat e gjenocidit serb

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 12 mars 2017 Në ora: 16:38
Krimet serbe ndaj shqiptarëve

Çdo ditë e më shumë po shtohen provat dhe faktet e gjenocidit serb në Kosovë dhe çdo ditë e më shumë po shtohen kërkesat që këto fakte të merren dhe të trajtohen nga Gjykata Speciale. Së fundmi është ngritur zëri dhe për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, pasi po pretendohet se kjo Gjykatë e njëanshme.

Derisa thuhet, se është themeluar posaçërisht për trajtimin e krimeve të luftës, dhe ndërkohë anashkalon gjenocidin serb në Kosovë, atëherë, dyshimet për njëanshmëri janë të bazuara.  Faktet për gjenocid në Kosovë, vijnë nga pala serbe, pikërisht nga ata që kanë marrë pjesë në luftë.

Rrugët e shtruara me eshtrat e viktimave të gjenocidit serb, varrezat e fshehuara masive, nuk janë të shpikura, por prova që janë dhënë dhe po jepen pikërisht nga ata që e kanë kryer këtë gjenocid.

Janë prova, që kanë shkatërruar dhe po shkatërrojnë jetën e  familjeve të tëra që kërkojnë të afërmit e tyre, ndërkohë që askush nuk ka dhënë dhe nuk po jep përgjegjësi për këto krime.  

Një rrëfim ekskluziv i një ish-ushtari serb, ndërsa ka qenë tejet shokues për mbarë opinionin publik, nga ana tjetër konsiderohet si provë e madhe e gjenocidit serb në Kosovë. Ish ushtari në fjalë, në “Pa rrotlla”, ka folur për mizoritë e tyre të kryera ndaj popullatës së pafajshme shqiptare në Kosovë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat