Veteranët në mbrojtje të milionerëve të luftës

Politika

Veteranët në mbrojtje të milionerëve të luftës

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 12 mars 2017 Në ora: 16:26
Protesta e veteraneve në sallën e Kuvendit

Nëntoka dhe strukturat  e tjera kriminale po i instrumentalizojnë veteranët e luftës, që me kërkesën për rishikim të ligjit për Gjykatën Speciale të pamundësojnë zbardhjen e vrasjeve politike gjatë dhe pas luftës nga dora e zezë kriminale.

Gjykata Speciale, nuk ka kompetenca për t’u marrë me vrasjet politike pas luftës, pasi afati i veprimtarisë së Gjykatës është i kufizuar në kohë. Kështu thonë njohësit e zhvillimive politike dhe juridike në vend, duke nënvizuar se Gjykata Speciale do shqyrtojë vetëm vrasjet e bëra gjatë luftës dhe duket se do të vazhdojë deri në fund të viti 2000.  Analisti poltik Rexhep Shahu ka thënë, se  veteranët për këtë kërkesë të instrumentalizuar natyrisht, që i komandojnë fijet e zeza dhe e kaluara e tyre e dyshimtë në raport me meritat e trimëritë e munguara në luftën e fundit për liri.

Sipas tij, ata që kanë frikë dhe ata që i trembën Gjykatës Speciale le të dridhen nga frika, madje edhe le ta vrasin vetën nga frika po të duan.  “Ata që janë të pastër qelibarë, nuk kanë përse të kenë frikë nga asnjë gjykatë.

Edhe po të anulohej në çast Gjykata Speciale, presioni do të shtohej dhe do të krijohet një ditë një Gjykatë tjetër. Krimi nuk kalbet edhe me hy në tokë. Kriminelët do të përgjigjen, sepse ata që kanë bërë krime dhe që kanë vjedhur, si dhe ata që kanë bërë vrasje politike, e që kanë vrarë për pushtet, një ditë do të përballen me drejtësinë, në mos me veten e tyre”, ka thënë Shahu.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat