Transferimi i FSK-së në ushtri, në koordinim me partnerët strategjikë të Kosovës

Politika

Transferimi i FSK-së në ushtri, në koordinim me partnerët strategjikë të Kosovës

Petrit Rudi Nga Petrit Rudi Më 10 mars 2017 Në ora: 16:30
Ushtria në koordinimi me SHBA-në dhe NATO-n

Hashim Thaçi, President i Republikës së Kosovës, ditë më parë ka dorëzuar kuvendit të Kosovës projektligjin, me anë të të cilit ligj Forca e Sigurisë së Kosovës transformohet në ushtri të Kosovës.  

“Projektligji për FSK-në rregullon misionin, funksionimin e FSK-së  dhe çështje tjera lidhur me aktivitetet tjera në FSK. Tri vite më parë kam paralajmëruar themelimin e Forcave të Armatosura fatkeqësisht realiteti ka mbetur i njëjte për arsye të njohura. Do të doja që transformimi i FSK-së, të ndodhte përmes një procesi transparent përcjellë me ndryshime kushtetuese. Por s’kemi mundur ta bëjmë sepse deputetët serbë e kanë bërë të qartë që kurrë s’do të bënin ndryshimet kushtetuese”, kishte deklaruar presidenti.

Por, kjo nismë e presidentit Thaçi, që FSK-ja të transformohet në ushtri, pa ndryshime kushtetuese ka nxitur reagimin e partnerëve strategjikë të Kosovës.   I pari që reagoi ishte sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili theksoi se NATO ka mbështetur zhvillimin e FSK-së, si një forcë profesionale dhe shumëkombëshe në rritje, por që transformimi i saj në ushtri duhet të behët në përputhje me Kushtetutën.  

“Sot kam biseduar me Hashim Thaçin dhe me Isa Mustafën që t’iu përcjell shqetësimet serioze të aleatëve të NATO-s për propozimin e fundit të autoriteteve të Kosovës për ta transformuar Forcën e Sigurisë së Kosovës në një forcë të armatosur, pa ndryshime kushtetuese. E kam bërë të qartë se hapat e njëanshëm sic janë këta janë të padobishëm. Në vitet e fundit, NATO ka mbështetur zhvillimin e FSK-së si një forcë profesionale dhe shumëkombëshe në rritje. Struktura, mandati dhe misioni i FSK-së janë cështje të institucioneve të Kosovës në përputhje me kushtetutën e tyre", ka deklaruar sekretari i përgjithshëm i NATO-s.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat