“Gjykata Speciale, shpresa e fundit për drejtësi dhe shtet ligjor”

Politika

“Gjykata Speciale, shpresa e fundit për drejtësi dhe shtet ligjor”

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 9 mars 2017 Në ora: 08:09
Selia e Gjykatës Speciale

“Qindra djem e vajza, ata më të mirët që pushojnë në varre, të vrarë si  luftëtarë me pushkë në dorë, ose të tjerët me laps në dorë si veprimtarisë politike e diplomatike, në shërbim të lirisë, demokracisë, fjalës së lire, zhvillimit të vendit, nuk dihet si e nga kush janë vrarë, sepse, drejtësia nuk guxon të merret me vrasësit, e kjo tregon se vrasësit janë ata që e kanë shtetin në dorë. Këtu nuk ka asnjë fije dyshimi, prandaj Gjykata Speciale është shpresa e fundit për drejtësi dhe shtet ligjor. Ky është hapi vendimtar që duhet të ndodh, ose shqiptarët e Kosovës i pretë shkapërderdhja më e keqe e të gjitha kohëve, sepse, është shansi i fundit i mbijetesës”, ka nënvizuar Zogaj. 

Miratimi i demarkacionit me Malin e Zi, ka kohë që është vënë kusht për liberalizimin e vizave. Por kushti tjetër që po ashtu i është vënë Kosovës është edhe luftimi i korrupsionit, ‘sëmundje’ që ka përfshirë Kosovën tash e sa kohë.

Krijimi i Gjykatës Speciale po konsiderohet si hap vendimtar në garantimin e drejtësisë dhe pajtimit. Hetimi dhe dënimi i peshqve të mëdhenj dhe puna e Gjykatës Speciale, nga analistët po konsiderohet si sinjali i vetëm që çon ne liberalizimin e vizave.

Haki Abazi, Drejtor i Fondacionit 'Rockefeller Brothers' për Ballkanin Perëndimor, ka thënë për gazetën “Bota sot”, se mos liberalizimi është një masë sanksioni ndaj qytetarëve të Kosovës për të bërë presion për të kërkuar zbatimin e ligjit dhe luftës kundër krimit politik në Kosovë. 

“Unë ende vazhdoj të mendoj që mos liberalizimi është një masë sanksioni ndaj qytetarëve të Kosovës për të bërë presion për të kërkuar zbatimin e ligjit dhe luftës kundër krimit politik në Kosovë. Në mënyrë indirekte institucionet e BE, janë duke thënë që nuk kanë partner në Kosovë dhe premtimet e kota që janë dhe me vite të tëra janë bërë mashtrime dhe justifikime për të mos bërë reformat e duhura që janë parakusht për të gjitha aspektet zhvillimore”, ka thënë Abazi për gazetën “Bota sot”.

Drejtësia të bie mbi ata që gjakosën Kosovën

Formimin e Gjykatës Speciale, analisti Ajet Avdyli e ka quajtur një pajtim për të gjithë, pasi  siç ka theksuar ai, drejtësia do të bie mbi ata që deri tash e kanë gjakosur Kosovën dhe po e mbajnë peng dhe të izoluar.

“Personalisht mendoj se Gjykata Speciale, e cila pritet të marrë formë e përmbajtje, do të jetë një pajtim për të gjithë, dihet se kur drejtësia bie mbi ata që deri sot e kanë gjakosur Kosovën dhe po e mbajnë peng dhe të izoluar. Dihen të gjithë, kush janë këta, pikërisht pra, janë ata që e krijuan pas luftës Qeverinë e përkohshme, e cila asnjë herë nuk u bë funksionale duke pasur parasysh klanet, e grupet e grupacionet që vepronin në këtë qeveri.  Të gjithë këta që deri dje thirreshin në shpëtimtarët e Kosovës, dje ishin hordhit hajdute që kalëronin nëpër territorin e Kosovës, duke torturuar e maltretuar një popull të tërë. E tani janë të akomoduar në pushtet, bartin funksione të rëndësishme politike, por edhe janë koxha të kamur e të mbajtur fort, sepse kanë keqpërdor çdo gjë që u ka ardh nga hunda”, ka thënë Avdyli për “Bota sot”. 

Ai ka theksuar, se një hetim i pavarur i peshqve të mëdhenj do të ndryshonte situatën në Kosovë.

“Na mbetet të presim se Gjykata Speciale do të merret me peshqit e mëdhenj, dhe me Shtabin e milionerëve, me bosët e krimit, me zhvatësit, të cilët Kosovën e sollën në një gjendje shumë të palakmueshme në një periudhë të gjatë kohore. Mendoj se veprimet e Gjykatës Speciale janë të një rëndësie të veçantë, sepse kur vepron drejtësia kuptohet si duhet, atëherë edhe qytetarët e kanë më të lehtë, e mund të marrin frymë më lirisht, por edhe pajtimi është i mundshëm, me që besoj se edhe qytetarët tanë do t`a kuptojnë se alternativ tjetër nuk ka, pos që të korruptuarit, vrasësit e matrapazët të përballen me drejtësinë.  Nëse kemi një hetim të pavarur, e nëse para drejtësisë paraqiten peshqit e mëdhenj dhe e marrin dënimin e merituar, atëherë do të kemi një situatë tjetër në Kosovë. sepse deri më sot gjykatat kanë qenë të kapura, e kriminelët kanë kaliruar dhe vepruar të paprekur dhe të pahetur nga gjyqësia”, ka përfunduar ai.

Mosfunksionimi i drejtësisë në Kosovë

Kurse, për analistin Skënder Zogaj, nuk ka Drejtësi në Kosovë, sepse nuk funksionon gjyqësori dhe, kjo sipas tij,  ka mundësuar lulëzimin krimit dhe korrupsionit, që e ka sjellë Kosovën buzë greminës.

“Kjo është dhurata e ilegales marksiste-leniniste nga formacionet  enveriste –titiste, të trajnuara në Shqipëri, që janë konvertuar në ushujza kriminele dhe iu kanë qepur përpjekjes çlirimtare, lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, duke ia thithur dinjitetin kombëtar dhe forcën atdhetare të shtet ndërtimit. Kjo ka bërë që, 17 vjet pas luftës, gjendja në Kosovë të jetë e mjerë, aq sa, njerëzit janë të irrituar dhe pafundësisht të pashpresë”, ka deklaruar Zogaj. 

Andaj, sipas tij, Gjykata Speciale është shpresa e fundit e për drejtësi dhe shtet ligjor.

“Qindra djem e vajza, ata më të mirët që pushojnë në varre, të vrarë si  luftëtarë me pushkë në dorë, ose të tjerët me laps në dorë si veprimtarisë politike e diplomatike, në shërbim të lirisë, demokracisë, fjalës së lire, zhvillimit të vendit, nuk dihet si e nga kush janë vrarë, sepse, drejtësia nuk guxon të merret me vrasësit, e kjo tregon se vrasësit janë ata që e kanë shtetin në dorë. Këtu nuk ka asnjë fije dyshimi, prandaj Gjykata Speciale është shpresa e fundit e për drejtësi dhe shtet ligjor. Ky është hapi vendimtar që duhet të ndodh, ose shqiptarët e Kosovës i pretë shkapërderdhja më e keqe e të gjitha kohëve, sepse, është shansi i fundit i mbijetesës”, ka nënvizuar Zogaj. 

Në këtë drejtim, ai ka theksuar se situata është tepër serioze dhe shqiptarët që kanë pak gjak shqip duhet të japin gjithçka për ta ndihmuar Gjykatës Speciale në dënimin e kriminelëve të mëdhenj. 

“Pa heqjen e kriminelëve nuk na duhet asgjë, as toka, as uji as qielli. Pa heqjen e kriminelëve liria jonë do të vazhdojë të jetë robëri. Gjykata Speciale duhet të realizojë misionin e saj për hir  të drejtësisë që nëse nuk vihet në vendin e duhur, gjithçka tjetër është e parëndësishme. Liberalizimin e vizave jemi duke e kërkuar nga halli, sepse nuk shohim kund drite shpresë, pra, liberalizimin e duam për të ikur nga Kosova”, është shprehur ai. Më tej, analisti Zogaj, ka potencuar se, klasa politike e Kosovës po tallet me historinë, sepse, nuk e kanë seriozisht as çështjen e demarkacionit, as të asociacionit, as të varfërisë as të korrupsioni, as te popullit, por e kanë hallin e marrjes së pushtetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat