Reagon kryeministri Mustafa, tregon të vërtetën për letrën e Demollit drejtuar Thaçit

Politika

Reagon kryeministri Mustafa, tregon të vërtetën për letrën e Demollit drejtuar Thaçit

Nga: P.R Më: 7 mars 2017 Në ora: 18:26
Udhëheqësit shtetërorë të Kosovës gjatë ceremonisë me rastin e Epopesë së UÇK-së

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, përmes një postimi në facebook ka reaguar ashpër ndaj raportimeve se Ministri i FSK-së, Haki Demolli është kundër transformimit të FSK-së ën ushtri.

Sipas Mustafës, Ministri Demolli ka qene dhe është për transformimin e FSK-së në ushtri.

“Ushtria e Kosovës nuk është dhe nuk do të jetë partiake. Ministri i FSK-së, z Haki Demolli ka qenë dhe është për transformimin e FSK-së në ushtri. Letra që ai e ka dërguar në adresë të Presidentit, Kryeministrit dhe Kryeparlamentarit, shpreh përgjegjësinë e tij si ministër për të njoftuar institucionet e larta shtetërore për qëndrimet dhe opinionet e partnerëve tanë strategjik lidhur me dhënien e rolit të ushtrisë FSK-së”, shkruan Mustafa, përcjellë “Bota sot”.

Më tej, Mustafa ka deklaruar se Demolli e ka njoftuar në lidhje me qëndrimin e partnerëve të Kosovës në lidhje me transformimin në ushtri të FSK-së.

“Z. Demolli më ka njoftuar mua paraprakisht dje me bisedën me partnerët dhe unë e kam këshilluar që për të gjitha këto çështje të njoftojë edhe Presidentin dhe Kryetarin e Kuvendit. Edhe unë si Kryeministër i kam njoftuar me letrën që e kam marrë nga Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, ditën kur është mbajtur debati në Kuvendin e Kosovës lidhur me FSK-në. I konsideroj të papranueshme, të papërgjegjshme dhe tendencioze sulmet e tilla ndaj ministrit Demolli si dhe nxjerrjen e letrave zyrtare në opinion për efekte politike”, ka shkruar Kryeministri Isa Mustafa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat