Ramadani: Për misionin e ri të FSK-së duhet mbështetja e SHBA-së dhe NATO-s

Politika

Ramadani: Për misionin e ri të FSK-së duhet mbështetja e SHBA-së dhe NATO-s

Më: 7 mars 2017 Në ora: 14:34
Pjesëtarë të FSK-së

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani ka thënë se pavarësisht emrit, FSK’ja mund të bëhet ushtri. Ai ka shtuar se për misionin e ri të FSK-së duhet mbështetja e SHBA’së dhe NATO-s.

Ramadani ka shkruar se për transformimin e FSK-së në Ushtri, qoftë më ligj e qoftë më Kushtetutë, institucionet e Kosovës duhet të bashkërendojnë saktësisht veprimet institucionale me partnerët strategjik, në rend të parë me SHBA’në dhe me NATO’n.

“Mbështetja e SHBA-së dhe, pastaj edhe e NATO-s, për misionin e ri të FSK’së është e domosdoshme në mënyrë që rruga e Kosovës drejt integrimeve euro-atlantike të mos kontestohet”, ka shkruar Ramadani.

Shkrimi i plotë:

Pavarësisht emrit, FSK mund të bëhet Ushtri!

Organziata që ka mision ushtarak, është Ushtri. Pavarësisht emrit! Ndryshimi i misionit, detyrave, numrit të pjesëtarëve, armatimit, avancimit në doktrinë mbrojtëse, si dhe elementet tjera të domosdoshme janë jo vetëm të nevojshme, por esenciale për kompletimin e Arkitekturës së Sigurisë Kombëtare.

Për këtë, qoftë me Ligj e qoftë me Kushtetutë, institucionet e Kosovës duhet të bashkërendojnë saktësisht veprimet institucionale me partnerët strategjik, në rend të parë me SHBA-në dhe me NATO-n.

Mbështetja e SHBA-së dhe, pastaj edhe NATO-s, për misionin e ri të FSK-së është i domosdoshëm në mënyrë që rruga e Kosovës drejt integrimeve euro-atlantike të mos kontestohet!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat