Ushtria e Kosovës, trondit Serbinë

Politika

Ushtria e Kosovës, trondit Serbinë

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 6 mars 2017 Në ora: 18:25
Forca e Sigurisë së Kosovës

Pas mbështetjes që ka ardhur nga organizmat ndërkonbëtarë, siç është edhe NATO, Kosovës i është ndezur drita jeshile për të patur Ushtrinë e saj.  Kështu, që pavarësisht se çfarë hapash hedh lista serbe në lidhje me pjesëmarrjen në Kuvend, Ushtria do të formohet.

Kjo pasi nuk ka nevojë për ndryshime Kushtetuesë, siç është thënë më herët, por vetëm për disa ndryshime dhe plotësime në Ligjin për FSK –në,  duke e fuqizuar atë me detyra shtesë të karakterit ushtarak.

Në këtë pikë Pozitë-Opozitë janë në një mendje, ndaj skenarët e listës serbe për të penguar formimin e Ushtrisë, bien. Risjellim në vëmendje, se pak kohë më parë,  Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, iu pati  sqaruar deputetëve të Kosovës se për  transformimin e FSK-së, përmes ndryshimit të Ligjit për FSK-në,  nuk e kanë  pasur mbështetjen e partnerëve strategjikë të Kosovës. 

“Nga kontaktet që kemi pasur me përfaqësuesit e NATO -s dhe partnerët tjerë strategjikë, mbesin të përkushtuar që FSK mund të transformohet në çdo kohë në Forcë të Armatosur të Kosovës përmes ndryshimeve kushtetuese me përkrahje të nevojshëm të deputetëve të Kuvendit të Kosovës”, pati  theksuar kryeministri Mustafa. 

Gjatë vizitës në Kosovë, në fillim të muajit shkurt, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg,  deklaroi se Aleanca Veri-Atlantike do ta mbështesë Forcën e Sigurisë së Kosovës brenda mandatit aktual të saj.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Marten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat