Media zvicerane: Tirana dhe Moska me motive të ndryshme për Maqedoninë, ja si mbijeton brishtësia e saj

Politika

Media zvicerane: Tirana dhe Moska me motive të ndryshme për Maqedoninë, ja si mbijeton brishtësia e saj

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 4 mars 2017 Në ora: 12:59
Presidenti Gjorgje Ivanov

Kriza institucionale në Maqedoni kërcënon bashkëjetesën mes dy etnive më të mëdha të vendit. Një rol të rrezikshëm luan edhe presidenti, ndërsa BE dita ditës i ulet ndikimi i ndërmjetësimit, shkruan fillimisht media zvicerane “NZZ”.

U krijua një zhurmë e madhe, të mërkurën, kur presidenti Gjorgje Ivanov refuzoi të mandatojë liderin social demokrat Zoran Zaev (LSDM), përkundër që ai sëbashku me tre partitë shqiptare krijoi shumicë parlamentare. Ai nuk i dha leje këtij koalicioni pasi ishte përpiluar nga shtetet e huaja dhe rrezikon sovranitetin e vendit. Partitë shqiptare përfaqësojnë komunitetin prej rreth 25 përqind të popullsisë së Maqedonisë - dhe përpiluan një Platformë të përbashkët në Tiranë: Gjuha shqipe duhet të jetë gjuha e dytë zyrtare dhe ti hapet rrugë ndarjes propocionale të buxhetit. Hapi i Ivanovit solli reagime edhe të Uashingtonit dhe Brukselit. Por edhe Tirana dhe Moska reaguan ashpër - të gjitha me motive të ndryshme. Përzierja mund të zgjasë dhe thellojë krizën, përcjell botasot.info.

Frikë nga drejtësia

Maqedonia ndodhet në krizë prej dy vjetësh, ndërsa publikimi i video incizimeve vërtetoi se shteti është uzurpuar nga konservatorët e OBRM të ish kryeministrit Nikola Gruevski, që udhëheq me vendin prej një dekade. Zgjedhjet e 11 dhjetorit ishin shpresa për dhënien fund të krizës politike, por ata dolën barazim. OBRM mundohet të shmang me çdo çmim krijimin e qeverisë nga LSDM. Udhëheqësia e saj frikësohet se ndryshe do përfundojnë prapa hekurave.

Për këtë ata kanë ndihmën e presidentit. Të enjten shefja e politikës së jashtme të BE, Federica Mogherini, ftoi presidentin Ivanov të respektojë Kushtetutën. Kriza politike nuk duhet të shpie në konflikt ndëretnik. Njëlloj ishte reagimi i ambasadës amerikane në Shkup.

Megjithatë kujtimet e konfliktit 2001, që përfundoi falë ndërmjetësimit të komunitetit ndërkombëtar, nuk janë të largëta: në portalet dhe gazetat e OBRM diskriditohet ambasadori amerikan si person i Obamës dhe me lidhje të ngushta me lëvizjen sorosiste. Me taksapaguesit amerikanë Maqedonia drejtohet drejt së majtës. Ata kërkojnë ndryshimin e ambasadorit dhe politikës kundrejt Maqedonisë, përmes firmave lobuese në Uashington. Por reagime ka pasur edhe nga Tirana zyrtare, ku kryeministri Edi Rama kërcënoi direkt: pa shqiptarët nuk ka Maqedoni.

Edhe Rusia përzihet

Interesat ruse në Maqedoni janë shtuar prej në kohën kur është dobësuar fuqia e BE. Moska kritikoi ashpër “Platformën shqiptare” të përpiluar në Tiranë, duke e quajtur si ambicie të “Shqipërisë së madhe”, e cila rrezikon edhe integritetin e Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë. Edhe Sputnik, një platformë e sponsorizuar ruse, i kushton hapësira të veçantë kritikave kundër Xhorxh Soros. Shoqatat e financuara prej tij qëndrojnë pas protestave të “revolucionit laraman” në Maqedoni, ngjashëm si në Ukrainë dhe Gjeorgji.

Pozicionet divergjente ndihmojnë konfliktin, por rol vendimtar do ketë autoriteti që akoma mund të ketë BE. Pesha e BE mbi Ballkanin ka rënë: kur ministri i jashtëm austriak Sebastian Kurz mbështeti në fushatë Nikola Gruevskin, në anën tjetër Berlini shpresonte rrëzimin e tij nga pushteti. Maqedonia është vend i rëndësishëm për stabilitetin e Europës juglindore. Ndodhet në mes të korridorit ballkanik dhe është kthyer në Kështjellë të Europës nga ruajtja prej refugjatëve. Ekzistenca e brishtë e Maqedonisë varet nga fakti nëse shteti sjell një ekuilibër të ri mes shumicës maqedonase dhe pakicës shqiptare. Eskalon kriza, atëherë paqja mes dy komuniteteve është në rrezik akut./Bota sot

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat