Mogherini: Serbia do t’i zbatojë marrëveshjet e Brukselit

Politika

Mogherini: Serbia do t’i zbatojë marrëveshjet e Brukselit

Më: 4 mars 2017 Në ora: 11:33
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini gjatë vizitës së saj në Kosovë, ka folur edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Diskutuam çështje me rëndësi, si dialogu, ku falënderova kryeministrin dhe presidentin për qëndrimet pozitive dhe konstruktive ndaj këtij dialogu”.

“Unë mirëprita synimin për të lënë këto tensione prapa dhe është më rëndësi që me këto synime të vazhdojmë përpara”.

Mogherini gjatë konferencës për media ka thënë se BE garanton për nënshkrimin e marrëveshjeve mes të dyja vendeve në Bruksel.

“Brukseli mund të gjejë zgjidhje që kërkon implementim të plotë të marrëveshjeve të nënshkruara”.

“Ne do të vazhdojmë mbështetjen për të implementuar marrëveshjet dhe për të ecë përpara, BE dhe unë garantojmë për zbatim të marrëveshjeve”.

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri pas takimeve në Prishtinë me krerët institucionalë dhe përfaqësuesit e të gjitha partive politike do të vizitojë Mitrovicën.

“Para se të largohem nga Kosova, do të vizitoj urën e Mitrovicës që nuk do të shënjojë më ndarje por do të bëhet simbol i një marrëdhënie të re mes kosovarëve dhe serbëve”.

“Revitalizimi i urës do të lehtësojë kontaktet mes të gjithë qytetarëve të Mitrovicës dhe kjo është rezultat i dialogut”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat