“Drejtuesit e MPJ- së e kanë zëvendësuar punën me skandale”

Politika

“Drejtuesit e MPJ- së e kanë zëvendësuar punën me skandale”

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 1 mars 2017 Në ora: 16:46
Valdete Bajrami

Bota sot: Cilat ngjarje i konsideroni si më të rënda të Kosovës, që nga shpallja e pavarësisë?

Valdete Bajrami: Ngjarjet më të rënda që nga shpallja e pavarësisë, mund të them lirisht kanë qenë ngjarjet që e karakterizuan vendin tonë me ardhjen e kësaj përbërje të qeverisë aktuale.  Po e them këtë, sepse në momentin kur u nënshkrua marrëveshja e kolacionit PDK-LDK-LS mbi 100 mijë qytetarë e lëshuan vendin. Ky koalicion do të bartë përgjegjësinË e krijimit të një Gjykate e cila çdo luftëtarë të UÇK-së, do ta gjykojë për luftën e pastër  çlirimtare. Ky koalicion me fjalë tjera ka krijuar një gjykatë e cila do t’i gjykojë njerëzit e një përkatësie etnike. Me një fjalë me pranimin e krijimit të kësaj gjykate kjo Qeveri e ka bërë në një forme apo tjetrën, barazimin në mes të viktimës dhe agresorit.  Ngjarja tjetër që mund të konsiderohet e rëndë, janë  vendimet e kësaj qeverie të cilat çuan deri tek protestat, që mbushën sheshet e Kryeqytetit si asnjëherë më parë duke e kundërshtuar këtë koalicion, dhuna e ushtuar nga ana e organeve të policisë, ku përfunduan me ndërhyrje të rënda edhe në seli të partisë opozitare e që një situatë të tillë nuk e kishim përjetuar as nga regjimi i Millosheviçit e që kjo qeveri e bëri. Por pa e lënë anash arrestimin e përfaqësuesve të popullit të cilët i nxirrnin zvarrë nga salla e Kuvendit me urdhër të atyre që sot janë në Qeveri dhe në krye të shtetit.

Nuk mundem pa e përmendur edhe një ngjarje tjetër të rëndë e cila i shkaktoi ato protesta, nënkshrimi i marrëveshjeve tepër të dëmshme për të ardhmen e shtetit tonë, marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi dhe ajo e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Bota sot: Tensionet Kosovë-Serbi, janë rritur është përfolur edhe për “luftë”, çfarë duhet bërë që të arrihet një marrëveshje stabiliteti në mes këtyre vendeve?

Valdete Bajrami: Fillmisht duhet kërkuar llogari nga ata të cilët janë të përfshirë në dialogun me Serbinë, sepse Serbia për asnjë çast nuk është sjellë ndyshe nga ajo Serbi që e dimë se çfarë është, përderisa qeveria jonë iu është nënshruar çdo kërkese të saj deri aty sa ka dialoguar dhe po dialogojnë për çështje të brendshme të shtetit tonë. Është momenti i fundit që këta njerëz t’i marrin seriozisht kërcënimet që vazhdimisht po i bën Serbia. Po ashtu, nuk mund që vendi jonë të ngelet peng i një grusht njerëzisht që udhëhiqen nga Vuqiçi. Prandaj, është momenti i fundit kur Kosova, sa më parë duhet të krijojë Ushtinë e saj.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten  në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat