Shqiptarët në veri, nën terrorin e shërbimeve serbe

Politika

Shqiptarët në veri, nën terrorin e shërbimeve serbe

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 28 shkurt 2017 Në ora: 16:30
Mitrovica

“Në prani policëve, kriminelët çetnikë serb ua rrëzuan muret e shtëpive të vëllezërve  Osman e Tahir  Osmanit dhe kushëririt të tyre, Shaqirit.  Mure  këto të posa ngritura  në këtë lagje, aty ku ishin trojet apo gërmadhat e shtëpive, të cilat ua patën djegu  këta banditë, kriminelë, çetnik serb. Shqiptarët në këtë lagje, as tani,  17 vite pas lufte nuk lejohen të rindërtojnë shtëpitë  në trojet e veta”, ka thënë  Halit Barani.

Veprimi i organeve të Serbisë në Veriun e Mitrovicës, është një ndër çështjet më shqetësuese për sovranitetin e Kosovës.  Pasi  këto strukturat paralele serbe të sigurisë në Veri të Kosovës ende vazhdojnë që të ekzistojnë, përkundër marrëveshjeve që janë nënshkruar.  Sipas ekspertëve të sigurisë, shërbimet serbe sikurse skuadrat e  rojës së urës, me kastën "Civilna Zashtita”, ende po vazhdojnë të kontrollojnë edhe organet tjera në Mitrovicë.  Lidhur me këtë çështjen, “Bota sot”,  ka kontaktuar me Komunën e Mitrovicës prej të cilës ka marrë përgjigje me shkrim se Kryetari Agim Bahtiri nuk ka kompetenca në Veri.  

Veriu i okupuar

Kurse, kryetari i Qendrës Rajonale të KMDLNJ-së,  në Mitrovicë, Halit Barani ka thënë për “Bota sot”,  se në Mitrovicë vazhdojnë të veprojnë të gjitha institucionet e Serbisë.  “Se në pjesën e okupuar të qytetit të Mitrovicës, përkatësisht Kosovës vazhdojnë të veprojnë të gjitha institucionet e Serbisë dëshmon edhe fakti se, më 11.XII.2016, rreth orës 23.00, në lagjen “Kroi i Vitakut”, pjesa e okupuar e qytetit të Mitrovicës, është djegur një kontejner i “policisë” i cili shërbente si stacion policie për lagjen në fjalë.

Këtu policët ishin të obliguar të qëndrojnë 24 orë nga dy policë të ashtuquajtur “policë të Kosovës”, sepse ata nuk janë policë të Kosovës por policë të Beogradit me uniforma të policisë së Kosovës”, ka thënë Barani.  Po ashtu, ai ka thënë se  në prani të këtyre policëve janë rrëzuar edhe muret e shtëpive të familjes Osmani, për më tepër shqiptarëve nuk po u lejohet që të rindërtojnë  shtëpitë e tyre. 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat