Kryeministri malazes Markovic: Rusia ka rritur ndikimin në Maqedoni, edhe katër nënshkrime për anëtarësim në NATO

Politika

Kryeministri malazes Markovic: Rusia ka rritur ndikimin në Maqedoni, edhe katër nënshkrime për anëtarësim në NATO

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 27 shkurt 2017 Në ora: 20:55
Në qoftë se do të realizohej një komplot i vrasjes në 2016, viktima e supozuar do të ishte ish-kryeministri i Mali të Zi, Milo Gjukanoviç

Media gjermane Tages Anzeiger (taz.de) ka shkruar një artikull në lidhje me ndikimet ruse mbi Ballkanin duke intervistuar edhe kryeministrin e vendit të vogël ballkanik, Dushko Markovic..

“Interesimi rus është rritur ndjeshëm te vendet ballkanike, veçanërisht te ata bregdetare. Pas anëtarësimit në NATO të Shqipërisë dhe Kroacisë, Mali i Zi është vendi i fundit me rëndësi gjeostrategjike për Kremlinin pasi ka dalje në detin Adriatik,” përcjell botasot.info.

“Më shumë ndikimi i Rusisë vërehet në Serbi dhe atë jo vetëm politikisht, por edhe ekonomikisht dhe ushtarakisht,” paralajmëron kryeministri malazes Dushko Markovic. “Sektori energjitik serb është në duart serbe. Gjithashtu ndikimi i Rusisë është rritur ndjeshëm në pjesën serbe të Bosnjës dhe Maqedonisë.”

Mali i Zi shpreson anëtarësimin në NATO, ku së fundi për pranimin e saj kanë dhënë leje Greqia, Franca dhe Gjermania. Ka mbetur vetëm nënshkrimi i Kanadës, Spanjës si dhe Hollandës dhe SHBA.

Qeveria malazesë është e shqetësuar nëse presidenti i ri Donald Trump do e mbështeste iniciativën malazese, duke e kujtuar thënien e tij se “administrata amerikane nuk do prishë marrëdhëniet me Rusinë për shkak të shteteve të vogla.”

Nëse kjo ka ndikim mbi Podgoricën, pritet të shihet në ditët vijuese./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat