Berisha i reagon ashpër Eurodeputetes Fajon: Nuk je ti ajo që na mëson çka është shteti e çka është interesi partiak!

Politika

Berisha i reagon ashpër Eurodeputetes Fajon: Nuk je ti ajo që na mëson çka është shteti e çka është interesi partiak!

Nga: Bota sot Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 12:58
Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Anton Berisha

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Anton Berisha, i ka reaguar eurodeputetes Tanja Fajon,  e cila ka thënë sot në Prishtinë se “Për interesa partiake mos bllokoni proceset dhe liberalizimin e vizave…Kosova dhe Serbia duhet ta vazhdojnë dialogun edhe më tutje.”

Berisha në një postim në Facebook, ka thënë se Tajon nuk është ajo që na mëson se çka është shteti dhe çka është interesi partiak, përcjell Bota sot.

“Ti je një europarlamentare e shtetit tënd, Sllovenisë, dhe eventualisht përkrahëse e ndonjë lobi në favor të Serbisë. Kaq!”, ka shkruar Berisha.

Më poshtë reagimi i tij i plotë:

TANJA FAJON:
"Për interesa partiake mos bllokoni proceset dhe liberalizimin e vizave...Kosova dhe Serbia duhet ta vazhdojnë dialogun edhe më tutje."

KOMENT:
Është një shprehje e bukur: Ai që nuk e respekton veten nuk ka pse të pres të respektohet nga të tjerët. 

Ta zëmë, Tanja Fajon, nuk u jep asnjë këshillë kroatëve se si duhet të sillet Kroacia me Serbinë, ngase e din se do çfarë përgjigje do të merr, ndërsa neve në Kosovë, duke e ditur që këmi humbur çdo respekt për veten, na mbanë ligjerata sikur të ishte një mësuese, e ne fëmijë të kopshtit.

Zonja Fajon, nuk je Ti ajo që na mëson cka është shteti e çka është interesi partiak. Ti je një europarlamentare e shtetit tënd, Sllovenisë, dhe eventualisht përkrahëse e ndonjë lobi në favor të Serbisë. Kaq!/BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat