Provat e gjenocidit serb, të dorëzohen në Gjykatën Speciale

Politika

Provat e gjenocidit serb, të dorëzohen në Gjykatën Speciale

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 17 shkurt 2017 Në ora: 16:11
Foto arkiv nga lufta

Krimet serbe në Kosovë, po tentohen të heshten. Së fundmi është themeluar edhe komisioni për pajtim i inicuar nga Presidenti Hashim Thaçi, iniciativë kjo që ka ngjallur pakënaqësi në mbarë opinionin publik  në Kosovë. Jo në pak raste është lëshuar alarmi, që me këto krime duhet të merret Gjykata Speciale, mirëpo nga drejtuesit e Shtetit të Kosovës, nuk është se ka ndonjëpërçapje për të dërguar gjenocidin serb në Speciale.

Nuk janë vetëm faktet e përcjella nga familjet e të pagjeturve apo dëshmitë e të dhunuarve, të vrarët dhe të plagosurit për lirinë e Kosovës, por njëherësh fakte kanë ardhur edhe nga vetë ish zyrtarët serbë.  Në muajin mars të vitit 2015, ish-anëtari i Çetës së IV-të, Detashmentit 37 të Njësisë së Policisë Speciale të Serbisë, Sllobodan Stojanoviq, gjatë viteve 1998-99,  ka operuar në tërë Kosovën, ka dëshmuar për gjenocidin serb në Kosovë. 

Ai  ka thënë se pasi pa masakrat ndaj shqiptarëve, kishte zhveshur petkun e Policisë serbe. “Ajo nuk përngjante në asnjë Polici në botë. Kam parë një polic duke ia prerë kokën një shqiptari, pastaj atë ia ziu në ujë të nxehtë për tre dite, për t’ia nxjerr dhëmbët e dukatit. Fillimisht nuk e dija se çfarë po ndodhte, e më pas e kuptova. Kjo ka ndodhur në një fshat në Rahovec”, ka thënë për RTK ish-polici serb. 

Stojanoviq më tutje ka  rrëfyer, se si ka parë kolegët e tij se si plaçkitnin shqiptarët, digjnin shtëpitë e tyre, ndërsa për këtë ishte në dijeni Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Serbisë. Çfarë   i duhet më tepër Gjykatës Speciale, për të hetuar kriminelët serbë dhe pse kjo ngathtësi e institucioneve të Kosovës, në grumbullimin e provave?

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat