PDK-ja apo Serbia, po kërkon luftë në Kosovë

Politika

PDK-ja apo Serbia, po kërkon luftë në Kosovë

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 9 shkurt 2017 Në ora: 17:23
Policia speciale, Mitrovicë

Arrestimi i liderit të AAK –së, Ramush Haradinaj, ndërtimi i murit Veri, tentativat me tren për të hyrë në territorin e Kosovës, dihen tashmë se janë provokime të hapura nga Serbia, me qëllim destabilizimin e Kosovës  dhe arritjen e qëllimeve agresive që çojnë në cënim  të territorit të Kosovës. Por, është një tjetër fakt, i cili ka të bëjë me deklarimet e zyrtarëve të Shtetit të Kosovës,  që shkakton debat në opinionin publik.

Njëherë del Presidenti i vendit Hashim Thaçi dhe lëshon alarmin për armatosjen e serbëve në Veri dhe më pas tërhiqet nga kjo deklaratë. dhe më pas del Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj, i cili  shprehet i shqetësuar për rritjen e potencialit ushtarak të Serbisë dhe nga ana tjetër del Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Elmi Reçica, duke thënë se provokimet e fundit të Serbisë në raport me Kosovën nuk janë provokime të thjeshta, por sipas tij janë pjesë e strategjisë së shtetit serb. Pyetja shtrohet se çfarë masash ka marrë Kosova, nëse realisht është  e rrezikuar siç thuhet nga Serbia?

Apo, kemi të bëjmë me deklarata të prodhuara nga PDK –ja, për qëllime të caktuara? Pasi pak ditë më parë Kryeministri Isa Mustafa, në konferencën e përbashkët për shtyp me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se nuk ka informacion nga institucionet e sigurisë për cënim të territorit. Por,   në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme, Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Elmi Reçica, ka thënë se fqinji ynë verior ka projekte që në esencë destabilizojnë ose që tentojnë ta destabizojnë rajonin. 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat