“Muri” kamufloi, parapaskenat e bisedimeve në Bruksel

Politika

“Muri” kamufloi, parapaskenat e bisedimeve në Bruksel

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 9 shkurt 2017 Në ora: 17:19
Muri, Mitrovicë

“Pas kësaj marrëveshje nuk e dimë endë se çka fshihet, mund të jetë edhe ndonjë kompromis, i cili ende nuk është dalë në skenë, apo mund të jetë edhe kërkesa për përshpejtimin e procesit dhe procedurave për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të cilën ka nënshkruar dhe pranuar qeveria e Kosovës në Bruksel, por pozita me ndihmën e opozitës e kanë bllokuar, sepse nuk ishte komform Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe e kanë shtyrë për arsye se dëmtonte Sovranitetin e shtetit”, ka thënë  Islam Krasniqi.

Diplomacia serbe vazhdon të jetë në ofensivë, duke ndërhyrë vazhdimisht brenda territorit të Republikës së Kosovës, dhe duke manipuluar komunitetin serb në veri të vendit.Pas marrëveshjes së re për ri dizajnimin e murit në Veri të Mitrovicës ende nuk dihet kush po fiton dhe kush po humb dhe se a po fshihet agjenda e përshpejtimit të procesit dhe procedurave për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Përfaqësuesja e Bashkimit Evropian në Kosovë Nataliya Apostolova ditë më parë ka deklaruar, se ajo ka filluar bisedimet me palët për të vepruar më shpejtë edhe në finalizimin  dhe zbatimin e  çështjeve të hapura rreth Asociacionit. Ndërkaq, njohësit e çështjeve politike në vend kanë vlerësuar, pas  marrëveshjes për murin ende nuk dihet se çka fshihet, meqë mund të jetë edhe ndonjë kompromis i tyre, i cili ende nuk është dalë në skenë, apo ndonjë kërkesë për përshpejtimit e procesit dhe procedurave për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, të cilën ka nënshkruar dhe pranuar qeveria e Kosovës në Bruksel.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat