Themelimi i Ushtrisë së Kosovës, i domosdoshëm

Politika

Themelimi i Ushtrisë së Kosovës, i domosdoshëm

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 8 shkurt 2017 Në ora: 17:09
Foto ilustrim, FSK

“Ka ardhur koha që Kosova dhe qytetarët e saj të krijojnë vlera mbrojtëse të sovranitetit dhe integritetit shtetëror, të lirisë dhe demokracisë, si dhe të paqes e mirëqenies sociale”, ka thënë njohësi i çështjeve politike Arbër Gashi.

Deklarata e qartë e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, se 'Kosova duhet të ketë ushtri, dhe që së shpejti do duhej të formohet ushtria e Republikës së Kosovës'  ua ka zgjidhur përfundimisht duart institucioneve të shtetit të Kosovës, për mundësinë e krijimit të ushtrisë së shtetit të Kosovës.

Njohësit e çështjeve politike kanë vlerësuar  krijimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës është obligim madhor i politikës vendore dhe nuk ekziston asnjë arsye që ky proces të prolongohet. Sipas tyre, ka ardhur koha që Kosova dhe qytetarët e saj të krijojnë vlera mbrojtëse të sovranitetit dhe integritetit shtetëror, të lirisë dhe demokracisë, si dhe të paqes e mirëqenies sociale.  

Njohësi i çështjeve politike Artur Roshi, ka pohuar se tani rruga e krijimit të ushtrisë së shtetit të Kosovës është e hapur. Ai ka vlerësuar se Institucionet e Kosovës duhet të krijojnë një plan të detajuar dhe të menduar mirë, por duke u konsultuar me KFOR-in dhe mund të përcaktojnë një afat në bazë të këtij plani. “Të jem i sinqertë mendoj se nuk është urgjencë sepse KFOR-i është aty që e zëvendëson deri kur të piqen kushtet ,që duhet të përfundojë në momentin që Serbia njeh pavarësinë e Kosovës. Besoj, se brenda dy vitesh që vijnë Serbia do njohë pavarësinë e Kosovës sepse do kuptojnë që nuk ka rrugë tjetër të zhvillimit të vendit të tyre. Sigurisht këtu është ndikuese fryma e filozofisë konservatore e presidentit Trump ,që ngrihet mbi lirinë. Të kesh lirinë për ta bërë një gjë nuk do të thotë se mund ta bësh shpejt pa marrë parasysh faktorë që nuk duhet ti neglizhosh për ti bërë gjërat me maturi dhe stabile”, ka thënë njohësi i çështjeve politike Roshi.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat