Haradinaj del nesër para Gjykatës në Francë

Politika

Haradinaj del nesër para Gjykatës në Francë

Më: 31 janar 2017 Në ora: 15:35
Ramush Haradinaj duke hyrë në Gjykatë në Francë

Ish kryeministri i Kosovës, njëherësh lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, ka njoftuar se nesër do të dalë para Gjykatës në Francë.

Haradinaj përmes Facebook-ut,  ka falënderuar qytetarët e Kosovës për mbështetjen e dhënë gjatë ndalimit të tij nga autoritet franceze me fletarrest të lëshuar nga  Serbia në Interpol.

Postimi i plotë i Haradinajt

Për shkak të interesimit të jashtëzakonshëm të opinionit publik lidhur me ndalimin dhe procedurat ndaj meje në Francë, ju njoftoj se nesër në një seancë gjyqësore, do të bëhët paraqitja e materialit që e ka sajuar Serbia kundër meje, ndërkaq në seancën e javës së ardhshme, shpresoj që përfundimisht të marrë fund kjo farsë gjyqësore e imponuar nga Serbia!

Më lejoni që edhe njëherë t’iu falëndëroj për mbështetjen ndaj meje, të manifestuar gjithë këto ditë, si dhe për besimin e palëkundur se gjithçka rreth ndalesës sime, këtë herë ishte politike!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat