“A do të ketë luftë me Serbinë? Jo, se ne veç jemi në luftë me të!”

Politika

“A do të ketë luftë me Serbinë? Jo, se ne veç jemi në luftë me të!”

Nga: A.Zh Më: 28 janar 2017 Në ora: 22:58
Ilustrim

Studiuesi Daut Dauti, ka thënë se lufta e shqiptarëve me Serbinë vërehet veç kur ajo prodhon vrasje.

Në një postim në Facebook, Dauti ka thënë se ne jemi në luftë me Serbinë dhe jo për shkak që dëshirojmë ne, por për shkak se dëshiron ajo, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë:

Ditëve të fundit shumë shpesh e dëgjuam këtë pyetje dhe përgjigjet e ndryshme. Duket se është i vogël numri i atyre që e kanë vërejt se shqiptarët që moti janë në luftë me Serbinë.

Në fakt, Serbia është në luftë të pandërprerë me shqiptarët që nga viti 1876. Problemi qëndron në faktin se disa prej nesh këtë luftë e vërejnë vetëm nëse ajo prodhon vrasje dhe masakra masive siç kanë ndodhur gjatë periudhës 1876-1878; 1912-1913; 1914-1918; 1941-1945 dhe 1998-1999.

Por, edhe jashtë këtyre periudhave, Serbia nuk e ka ndalë asnjëherë luftën kundër shqiptarëve. E ka ulur vetëm intensitetin dhe nivelin e vrasjeve kurse gjatë ‘paqes’ e ka shtuar atë të spastrimit etnik, torturave, burgosjeve, shpronësimit, propagandës dhe formave tjera të krimit që ushtron ndaj shqiptarëve.

Nëse Serbia momentalisht nuk është duke kryer vrasje masive, kjo nuk do të thotë se nuk jemi në luftë me të.

Është budallaki e madhe të mendosh se jemi në marrëdhënie paqësore me Serbinë dhe se do të prishen punët dhe do të fillojë lufta. Ne jemi në luftë me Serbinë dhe jo për shkak që dëshirojmë ne, por për shkak se dëshiron ajo./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat