Raundi i ri i dialogut në mes Prishtinës dhe Beogradit do të mbahet më 1 shkurt.
Një raund i ri i dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës do të mbahet në Bruksel më 1 shkurt, u bë e ditur sonte në selinë e Komisionit Evropian.
Komisionit Evropian i ka kërkuar kryeministrit serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrit, Isa Mustafa, që më 1 shkurt, të jenë prezent në Bruksel për një tjetër raund të dialogut në nivel të lartë politik, në mënyrë që të normalizohen marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës.