Kush është i interesuar për të mbyllur “rastin Dehari”?

Politika

Kush është i interesuar për të mbyllur “rastin Dehari”?

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 4 janar 2017 Në ora: 16:31
Astrit Dehari

“Drejtësi” që të çmend. “Drejtësi” që shkatërron themelet e një shteti. Kështu mund të konsiderohen veprimet proceduriale të kryera në rastin e  Astrut Deharit. Në një kohë që pritej, të vihej në vend drejtësia për Astrit Deharin, nga institucionet që mbulojnë këtë sektor vjen një lajm shokues.  

Ministria e Drejtësisë ka kërkuar që mjekët Besim Ymaj, Besim Latifaj dhe avokati Tomë Gashi të hetohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Se, kujt i intereson. mozbardhja e rrethanave të vdekjes së Astrit Deharit, tashmë duket  qartë. Injorimi i fakteve të ofruara nga ekspertët e pavarur dhe nga avokati, tregon, se po ndërmerren hapa, për të mbayllur rastin Dehari, në mënyrë enigmatike  dhe të mjegullt.

Pyetja shtrohet se përse organet e drejtësisë, nuk i hetojnë të gjitha versionet dhe provat e paraqitura, por shkelin ligjin, kur ende pa mbaruar hetimet, dalin me konstatime se Astrit Dehari është vetvrarë.

Por, sipas fotografive të prezantuara nga avokati Tom Gashi, vërehet se i ndjeri Dehari, kishte plagë në kokë, ndërsa sipas kryeprokurorit Sylë Hoxha, ai ka vdekur vetëm nga asfiksia. Është idioteske të mendosh që në fillim Astrit Dehari qëlloi veten në kokë, u gërvisht në të gjithë trupin dhe më pas u vet’asfiksua. 

Së fundi “Ktv”, ka raportuar se Dhurata Hoxha, që drejton  Ministrinë e Drejtësisë, në shkresën që ia ka dorëzuar Kryeprokurorit, shkruan se mjekët e caktuar nga familja Dehari në rastin e obduksionit të Astrit Deharit dhe avokati i familjes, keqpërdorën pozitën zyrtare kur publikuan raportin që tha se Astrit Dehari kishte vdekur nga asfiksia e dhunshme.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në gazetën kombëtare 'Bota sot')

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat