“Bashkimi i kombit shqiptar ka qenë dhe mbetet ideali im”

Politika

“Bashkimi i kombit shqiptar ka qenë dhe mbetet ideali im”

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 29 nëntor 2016 Në ora: 16:01
Ish kryeministri, Sali Berisha

"Mendoj, se po permbushet dhe do të permbushet plotësisht vizioni i Presidentit Rugova, Kosova e lirë e pavarur demokratike, europiane! Pavarësia e Kosovës është dita më e shënuar e jetës time. Bashkimi i kombit shqiptar ka qenë dhe mbetet ideali im suprem", ka thënë Berisha.

“Bota sot”: Nga këndvështrimi juaj, a pati ndonjë gabim në përcaktimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi?

Sali Berisha: Nuk mund të them, se pati ndonjë gabim në përcaktimin e vijës së kufirit, pasi deri para pak kohësh, në dijeninë time, përveç deklaratave, ankesa konkrete me dokumenta nuk ka patur. Së fundi, një përfaqësi e komunitetit të Rugovës, që është dhe kufitar me vijën e kufirit ka paraqitur një peticion në qeveri. Uroj që qeveria të shqyrtojë këtë peticion. Me këtë rast, theksoj dhe një herë se e vërteta e hidhur është se, vijat e kufirit të Kosovës, përveçse me Mitrovicën e Veriut, bie në toka e territore shqiptare të banuar nga shqiptarë. Kështu që, në çdo ndarje një problem del. Por këtu duhet parë se cila vijë ndarje përdoret si referencë për demarkacionin. Departamenti i Shtetit, ka deklaruar se vija e demarkacionit është përcaktuar me korrektesë..Opozita mund t’i kërkojë qeverisë amerikane vlerësimin e saj dhe dokumentacionin përkatës. Unë besoj se ai është objektiv dhe i paanshëm.

“Bota sot”: Pse Qeveria Shqiptare nuk u deklarua sa i përket kësaj marrëveshjeje?

Sali Berisha: Unë nuk e di përse Qeveria shqiptare nuk është prononcuar për këtë marrëveshje. Ndofta, ka preferuar që në heshtje të duket si neutrale por ne fakt mbështetë njërën palë.

“Bota sot”: Qytetarët e Kosovës vazhdojnë të mos kenë liri të lëvizjes, sipas jush kush po e pengon liberalizimin e vizave për Kosovën?

Sali Berisha: Ky është një diskriminim i pa merituar dhe lëndues që iu bëhet qytetarëve të Kosovës. Në bindjen time Kosova plotëson, madje ka plotësuar prej kohësh, edhe para Serbisë, kushtet për liberalizimin e vizave. Por këtu mesa duket ndërhynë, ndofta edhe për llogari të Serbisë, ndonjë nga vendet që nuk ka njohur Kosovën.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Merkuren në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat