Kosova me diplomaci të zbehtë

Politika

Kosova me diplomaci të zbehtë

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 20 nëntor 2016 Në ora: 16:46
Foto ilustrim, Flamuri i Kosovës

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Emanuel Demaj, ka thënë për gazetën “Bota sot”, se shërbimi diplomatik është në shërbim të të gjithë qytetarëve. Mirëpo, ai ka theksuar se vlerat e luftës nuk janë subjekt i gjykatës speciale.

Diplomacia e jashtme po vlerësohet si e papërgatitur që ta mbrojë imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, pas akuzave për krime lufte që pritet të hetohen nga Gjykata Speciale.  Muaji janar pritet të jetë pikënisja e funksionalizimit të Gjykatës Speciale. Gjatë këtij muaji pritet të bëhen akuzat e para për krime të pretenduara të luftës, ndërsa në shënjestër të hetimeve do të jetë komandantë e ish ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 

Ndërkohë, Ministria e Punëve të Jashtme duket, se ende nuk ka ndonjë plan se si do t`a mbroj imazhin e shtetit të Kosovës, pas akuzave të Gjykatës Speciale.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Emanuel Demaj, ka thënë për gazetën “Bota sot”, se shërbimi diplomatik është në shërbim të të gjithë qytetarëve. Mirëpo, ai ka theksuar se vlerat e luftës nuk janë subjekt i gjykatës speciale.

“Çështja e Gjatës Speciale është aspekt i së drejtës dhe ky është institucion i pavarur plotësisht. Sipas Kushtetutës shtyllat shtetërore janë të ndara dhe kjo është e qartë edhe për diplomacinë tonë. Ne nuk ndërhyjmë ne asnjë mënyre në punët e gjykatave. Shërbimi diplomatik është në shërbim të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Vlerat e Luftës Çlirimtare nuk janë subjekt e Gj. Speciale. Kjo gjykate trajton subjekte,  individë të cilët kushtimisht dyshohen për vepra të pa-mira”, ka thënë Demaj.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat