Gjykata Speciale, të hetojë masakrat serbe në Kosovë

Politika

Gjykata Speciale, të hetojë masakrat serbe në Kosovë

Arbnore Zhushi Nga Arbnore Zhushi Më 18 nëntor 2016 Në ora: 16:29
Foto arkiv, shqiptarët duke u dëbuar nga Kosova

Juristi Osman Ismajli, ka thënë për gazetën “Bota sot”, se në këtë gjykatë duhet të përfshihen hetimet jo vetëm të masakrës së Mushtishtit, por e të gjitha masakrave të kryera në Kosovë gjatë luftës.

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, në mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën, ka replikuar ashpër me ministrin serb nIvica Daçiq. 

ë mesin e shumë temave të prekuara në këtë mbledhje, ajo ka përmendur edhe krimet serbe të bëra gjatë luftës së fundit në Mushtisht të Suharekës. “20 mijë gra janë dhunuar në Kosovë, e numri i akuzuarve është zero. 1262 fëmijë janë vrarë brutalisht, numri i të akuzuarve e dënuarve është zero. Mijëra e të pagjetur dhe ka gjurmë të qarta të përgjegjësisë së zinxhirit të komandës ushtarake, Qeveria e Serbisë i fsheh dhe ndërton objekte mbi varreza masive, e përsëri të dënuarit janë zero. Nuk mund të ketë pajtim pa llogaridhënie”, ka thënë Çitaku. 

Duke u ndërlidhur me replikën e Daçiqit lidhur ndalesën e serbëve për t’u kthyer në Mushtisht, ajo ka thënë se është absurde që Serbia thotë, se 200 mijë serbë janë zhvendosur pasluftës nga Kosova, pasi në Kosovë më parë kanë jetuar 194 mijë serbë.  “Të thuash se 200 mijë serbë janë zhvendosur pasluftës nga Kosova, nuk qëndron fare sepse do t’i binte që nuk ka fare serbë në Kosovë. 194 mijë serbë kanë jetuar në Kosovë më parë. Ne nuk kemi numër të saktë tash të serbëve në Kosovë, sepse Serbia nuk i ka lënë që të regjistrohen gjatë regjistrimit vite më parë, bile ai që është regjistruar është konsideruar tradhtar”, ka theksuar Çitaku.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat