A do të ndryshohet Ligji për Gjykatën Speciale?

Politika

A do të ndryshohet Ligji për Gjykatën Speciale?

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 15 nëntor 2016 Në ora: 17:07
Foto ilustrim

Kryeprokurori i Gjykatës së re Speciale të Kosovës, David Schwendiman , ka tentuar të qetësojë, personat, emrat e të cilëve janë lakuar në media se do të hetohen nga Gjykata Speciale. Sipas të njëjtit, emrat që kanë dalë në media, janë thjesht spekulime dhe se Gjykata Speciale, nuk mund të quhet antishqiptare.

Por, derisa një Gjykatë e tillë nuk formohet edhe për Serbinë, mbetet që të cilësohet si antishqiptare. Pak ditë më parë, Zana Bytyqi nga Shoqata “Familja dhe Shpresa” në Klinë, i është drejtuar me një letër publike deputetëve të Kuvendit të Kosovës, në lidhje me Gjykatën Speciale. Bytyqi u ka bërë thirrje ligjbërësve që të përmirësojnë ligjin për Gjykatën Speciale, në të cilin sipas saj janë injoruar plotësisht krimet e Serbisë ndaj popullatës së Kosovës.

Ajo ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të kërkojnë gjykimin dhe ndëshkimin e serbëve të cilët kanë kryer krime ndaj kosovarëve, pikërisht në Gjykatën Speciale. Përmes letrës së saj, Bytyqi, ka thënë, se përcjellë mesazhin e familjarëve të 86 viktimave nga komuna e Klinës të vrarë e të zhdukur gjatë vitit 1999 ne fshatin Kralan të Gjakovës. “Për: Partitë politike; PDK, LDK, VV, AAK dhe NISMA, si dhe deputetét e tyre në Parlamentin e Kosovës.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat