Varianti i Kadri Veselit, Xhavit Halitit&CO“Kosovë dhe Metohi”

Politika

Varianti i Kadri Veselit, Xhavit Halitit&CO“Kosovë dhe Metohi”

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 21 tetor 2016 Në ora: 16:43
Haliti, Veseli

Nga papjekuria politike, nga mosdija apo qëllimshëm, një tjetër  skandal ka dalë në skenë, ku Kosova në një aktivitet konsiderohet si Kosovë dhe Metohi. Dhe gjithçka ndodh në një aktivitet që pritet të mbahet në qendrën e Kosovës, në Prishtinë, ku është paraparë që të shqyrtohet procesi i reformave të Kosovës në lidhje me integrimin Evropian. 

Më 22-24 tetor, Asambleja Parlamentare e NATO-s, do të mbajë në Prishtinë, Seminarin e 93-të Rose Roth dhe në ftesën e shëprndarë nga Kuvendi i Kosovës , panelist  në sesionin e II-të, rezultonte edhe  Marko Gjuriqi. Deri këtu, gjithçka në rregull.

Por, skandali merr udhë, tek fakti, që Gjuriq cilësohet si përfaqësues i zyrës  për "Kosovë dhe Metohi". Llogari për këtë skandal, realisht, duhet të japi kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, zëvendësi  tij, Xhavit Haliti por edhe të tjerë. Në vend që ta bënin ktë gjë, dolën me një deklaratë justifikuese nëpërmjet zyrës së shtypit të Kuvendit.

Por, realisht, nëse nuk do të kishte pasur reagim nga deputetët e opozitës, dhe pikërisht nga deputetja e VV –së, Albulena Haxhiu,  Marko Gjuriq, për Kadri Veselin e Xahviti Halitin dhe drejtues të tjerë tështetit të Kosovës, do të vazhdonte të qëndronte  në takim  si përfaqësues i zyrës për “Kosovë dhe Metohi”.  

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat