Kosova, me hapa të sigurtë drejt Bashkimit Evropian

Politika

Kosova, me hapa të sigurtë drejt Bashkimit Evropian

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 20 tetor 2016 Në ora: 16:22
Ilustrim

“Këshilli i Evropës, në mendimin tim, do të duhej të ishte synimi më parësor i Republikës së Kosovës për anëtarësim, ndoshta edhe para atij në OKB. Kjo nga fakti se Këshilli i Evropës përfaqëson mundësinë reale për ruajtjen e drejtësisë e demokracisë për qytetarin e vendit tonë karshi edhe ndaj shteti tonë edhe ndaj shteteve anëtare të KiE-së”, ka thënë Albinot  Maloku për gazetën “Bota sot”.  

Pjesëmarrja e Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës është një ndër arritjet më të mëdha të cilat ka shënuar vendi ynë në këtë vit.  Kjo po vlerësohet si një hap pozitiv dhe se Kosova do të ketë përfitime të shumta. Kështu, zyrtari i Nismës për Kosovën, Bajram Hasani ka thënë, për  gazetën “Bota sot”,  se anëtarësimi i shtetit të Kosovës në çfarëdo organizate ndërkombëtare është një hap shumë i rëndësishëm për vendin tonë.  Po ashtu, Hasani ka cekur, se që nga fillimi i vitit të ardhshëm Kosova do të marrë pjesë në seancat e asamblesë së Këshillit të Europës.

“Sigurisht që çdo anëtarësim i Kosovës në organizata ndërkombëtare, është shumë i rëndësishëm dhe është hap pozitiv. Pavarësisht se kush është në qeverisje, NISMA i gëzohet çdo të arriture të Kosovës. E mira e kësaj është se Kosova, do të marrë pjesë në seancat e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, duke filluar nga janari i vitit 2017”, ka thënë Hasani për gazetën “Bota sot”. 

Më tutje, ai ka vlerësuar se Kosova tani mund të marrë të drejtën e fjalës në mbledhjet e Asamblesë dhe se ka mundësi që të bëjë lobim më shumë.   “Me këtë vendim, Kuvendi i Kosovës bëhet pjesëmarrës në mbledhjet e Komitetit për Demokraci ku vendoset edhe për raportime, apo rezolutat për Kosovën, merr të drejtën e fjalës brenda mbledhjeve dhe zgjerimi i delegacionit përfaqësues nga Kuvendi i Kosovës, i cili deri tani kishte dy anëtarë.

Tanimë, meqë jemi pranuar në Asamblenë Parlamentare të KE-së do të kemi mundësi më të madhe për lobim”, ka thënë Hasani.   Gjithashtu, ai ka theksuar se Kosova, do të do të ketë përfitime të ndryshme dhe se institucionet vendit duhet të punojnë më shumë për t’u bërë pjesë e organizatave të rëndësishme ndërkombëtare.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat