Të rishikohet lista e kriminelëve të amnistuar!

Politika

Të rishikohet lista e kriminelëve të amnistuar!

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 14 tetor 2016 Në ora: 16:28
Ilustrim

Blerim Burjani njohës i çështjeve juridike ka thënë se, do të ishte e rrugës sikur të  gjithë ata që kanë kryer krime e që fshihen në veri të shtetit të Kosovës dhe të gjithë tjerët që kanë ikur në Serbi dhe që janë qytetarë të Kosovës, të përgjigjen para organeve të drejtësisë së shtetit të Kosovës. Sipas të njëjtit, Kosova e gjegjësisht Ministria e Punëve të Brendshme, duhet të ketë listën e personave të pakicës serbe, që janë shtetas të Kosovës, dhe që kanë kryer krime gjatë luftës në Kosovë.

Arrestimi i zyrtarit të lartë policor të Kosovës, Nehat Thaçi, ka nxjerrë në pah shkeljen e një disa pikave të marrëveshjes së Brukselit, nga pala serbe. Ndonëse në Kosovë, nga miratimi dhe zbatimi i ligjit për amnisti përfituan një sërë të inkriminuarish serb, në Serbi ky ligj nuk merret parasysh për shtetasit e Kosovës, edhe pse realisht, në rastin e Nehat Thaçit, nuk ka provë për inkriminimin e tij, gjatë dhe pas luftës, siç pretendohet.

Në këto rrethana, analistë politikë dhe njohës të çështjeve juridike kanë vlerësuar, se Serbia edhe pse e ka të humbur gjithçka në Kosovë, ajo edhe për një kohë do të përpiqet të bëjë veprime kamufluese për ta ushqyer me iluzione pjesën injorante të qytetarisë së saj të zhgënjyer dhe serbët e Kosovës. Sipas analistëve, Ligji për amnisti është vlerë e lartë demokratike dhe adut i fuqishëm i qëndrueshmërisë së një shteti që ia do të mirën vetvetes.

Ata kanë pohuar se Kosova gjegjësisht Ministria e Punëve të Brendshme duhet të ketë listën e personave të pakicës serbe që janë shtetas të Kosovës, dhe që kanë kryer krime gjatë luftës në Kosovë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat