“Supermenët” e Kosovës

Politika

“Supermenët” e Kosovës

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 23 shtator 2016 Në ora: 16:29
Kuvendi i Kosovës

Praktika e deritashme e uzurpimit të dy e më shumë vendeve të punës nga zyrtarët politike, duhet patjetër të shmanget me ndryshimin e ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit.  Dhe kur është në pyetje zbatimi i ligjit, të tillët duhet të vetëdijesohen dhe të kuptojnë se ligji duhet të respektohet, në të kundërtën pakënaqësitë dhe brengat ekonomike të qytetarëve do të rriten në vazhdimësi. 

Derisa një numër i konsiderueshëm  i qytetarëve bredhin rrugëve nga papunësia, në Kosovë ka ministra me nga 4 vende pune, ku papunësia kap vlerat më të larta të kontinentit. Praktika e deritashme e uzurpimit të dy e më shumë vendeve të punës nga zyrtarët politike, duhet patjetër të shmanget me ndryshimin e ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit.  Dhe kur është në pyetje zbatimi i ligjit, të tillët duhet të vetëdijesohen dhe të kuptojnë se ligji duhet të respektohet, në të kundërtën pakënaqësitë dhe brengat ekonomike të qytetarëve do të rriten në vazhdimësi. 

Analistët politikë vlerësojnë, se ndryshimi i ligjit është  domosdoshmëri, sepse, të paktën do të ishte paralajmërues për shkelësit e "pushtetshëm", se kur të ç‘veshen nga imunitetet politike dhe shtetërore, nëse ligji nuk ka mundur që t'i ndëshkojë, do të ndëshkohen nga përbuzja e bashkëqytetarëve të tyre. Sipas tyre, ndryshimet ligjore çdoherë janë të mirëseardhura, mirëpo zakonisht ligjet e tilla vijnë, si imponim nga bashkësia dhe organizatat ndërkombëtare, meqë më me dëshirë politikbërësit tanë, do të vazhdonin ta gëzonin privilegjin e shumë vendeve të punës.  Ata pohojnë, se shkelësit e kësaj të drejtë, në kushtet aktuale të Kosovës, ku shumica e shtetasve janë të papunë dhe u mungon buka e përditshme, janë skajshmërisht të pandërgjegjshëm dhe  mjeranë që nderin e shesin për para.

Muhamet Kelmendi, njohës i çështjeve juridike, ka thënë se çështja e zënies së dy a më shumë punëve brenda institucioneve të papërcaktuara, përveç masës ndëshkuese, dhe përveç që kërkohet të kemi ligj adekuate, fatkeqësisht nuk mund të ndalohet.  Sipas të njëjtit, lidhjet janë të thella  sepse shumë subjekte arsimore, ekonomike dhe jo vetëm janë të varura nga politika.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat