Demarkacioni, po prodhon zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare!

Politika

Demarkacioni, po prodhon zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare!

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 21 shtator 2016 Në ora: 17:01
Ilustrim

Çështja e Demarkacionit, që ka krijuar përplasje në rrethin e politikës, duket se do të çojë vendin nën zgjedhje të parakohshme parlamentare. Në këto rrethana partitë politike, i kanë nisur përgatitjet dhe i kanë shpeshtuar takimet me elektoratin.

Ndërkohë, takime, po bëhen edhe për koalicione të mundshme qeverisëse. Kështu, sipas disa burimeve nga radhët e politikës, krahu i luftës pritet të bashkohen në një koalicion. Që do të thotë Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, po tentojnë që të jenë bashkë në zgjedhjet e ardhshme, me kushtin e vetëm që Ramush Haradinaj të jetë kryeministër.

Ky format, sipas të njëjtave burimeve, ka edhe mbështetjen e trupeve diplomatike në Kosovë, të cilat duke parë qëndrimin e politikës, e dinë tashmë se Demarkacioni, është një çështje që nuk zgjidhet lehtë.  Ndonëse është kërkuar dialog nga kryeministri Mustafa për të diskutuar mbi Demarkacionin, qëndrimet si nga opozita ashtu edhe nga Qeveria mbeten të pandryshuara. Së fundmi këshilltari i kryeministrit Faton Abdullahu ka thënë për gazetën “Bota sot”, se akuzat për kokëfortësi nuk i ndihmojnë askujt dhe  faktet e pa rrëzueshme duhet të jenë bazë e cilësdo bisedë, cilitdo komunikim.  Sipas të njëjtit, ky vazhdon të jetë parim i Qeverisë sa i përket demarkacionit.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat