Si mund të bëhesh zëvendëskryeministër në Kosovë?

Politika

Si mund të bëhesh zëvendëskryeministër në Kosovë?

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 19 shtator 2016 Në ora: 21:51
ilustrim

Pazaret politike, tashmë janë bërë standart. Një pjesë jo e vogël e deputetëve, nuk e kanë për gjë të shkelin mbi veten e tyre vetëm e vetëm që të arrijnë aty ku duan. Pavarësisht, se qytetarët e Kosovës, i njohin me rrënjë se kush janë dhe prej nga vijnë, ata nuk e shohin për të madhe që të shfaqen në publik me personalitet të rremë. Kjo politikë neveritëse, koston e të cilës po e paguajnë qytetarët, po bëhet në kurriz të çështjes më të përfolur që prej një viti, Demarkacionit.

Kështu ka ndodhur dhe së fundmi me një nga deputetët e Kuvendit të Kosovës. Ka qenë pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, më vonë zgjodhi të ishte pjesë e Partisë Demokratike, prej së cilës u largua, pasi nuk arriti të merrte postin që donte dhe tashmë po shfaqet herë pas herë në publik me ftesa ndaj liderëve të politikës dhe ekspertëve të Komisionit Shtetëror për zgjidhjen e Demarkacionit.

Bëhet fjalë për deputetin e pavaruar Ramiz Kelmendi, i cili siç duket qëllimin e vetëm e paska patur që të bëjë një vend në Qeveri dhe jo t’i japë zgjidhjes situatës mbi Demarkacionin. Për të, duket se ka mjaftuar fakti që emri i tij të lakohet në media, me pretekstin se është i shqetësuar për krizën politike.

Por, sipas Kosovapress-it, lëshimi i postit të zëvendëskryeministrit nga Kujtim Shala (LDK), duket që ka riaktualizuar dëshirën e biznesmenit Ramiz Kelmendi që të marrë postin për të cilin kishte dhënë dorëheqje pas 15 vjet qëndrimi në AAK dhe pas aderimit në Partinë Demokratike të Kosovës, nga e cila doli pas dy viteve si rezultat i mos realizimit të premtimit të këtij posti nga ish-kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat