Koalicioni qeveritarë, s’ka vota për të kaluar Demarkacionin

Politika

Koalicioni qeveritarë, s’ka vota për të kaluar Demarkacionin

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 18 shtator 2016 Në ora: 17:34
Ilustrim

55% e lexuesve, mendojnë se në shtyrjen e votimit të marrëveshjes kanë ndikuar fakti, se koalicioni qeveritar nuk i kishte numrat.  Në vendin e dytë qëndron opsioni, se në shtyrjen e votimit të projektligji ka ndikuar Kryeministri Isa Mustafa, pasi ka dashur t`a evitojë dhunën e për këtë opsion kanë votuar  16.3% e lexuesve. Për opsionin “Protesta e Vetëvendosjes”, kanë votuar 9.5% e lexuesve derisa për opsionin mungesa e Listës serbe kanë votuar 12.8%. 

Çështja e marrëveshjes për Demarkacionin e Kufirit me Malin e zi, sigurisht që ka prekur tej mase  edhe qytetarët. Në një sondazh të realizuar nga gazeta “Bota sot”, ata kanë shprehur mendimin e tyre, në pyetjen se kush ndikoi në shtyrjen e votimit të Demarkacionit të Kufirit me Malin e zi. Kështu, shumica prej tyre, 55% e lexuesve apo numri më i madh mendojnë se në shtyrjen e votimit të marrëveshjes kanë ndikuar fakti, se koalicioni qeveritar nuk i kishte numrat.  Në vendin e dytë qëndron opsioni, se në shtyrjen e votimit të projektligji ka ndikuar Kryeministri Isa Mustafa, pasi ka dashur t`a evitojë dhunën, për këtë opsion kanë votuar  16.3% e lexuesve. Për opsionin “Protesta e Vetëvendosjes”, kanë votuar 9.5% e lexuesve derisa për opsionin mungesa e Listës serbe kanë votuar 12.8%.  Kurse, vetëm 6.4% e lexuesve mendojnë që qëndrimi i opozitës ka ndikuar në shtyrjen e votimit.

Sipas analistit Ismet Haziri, fakti që koalicioni nuk i kishte votat dhe shumë deputetë u treguan të padëgjueshëm ka ndikuar në shtyrjen e votimit të marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e zi.   “Demarkacioni tanimë është  një temë e cila ka përshkruar edhe mendjen e fëmijëve  dhe të çdo familje  edhe nëse janë apolitik.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat