Kush po i trembet më shumë, funksionimit të Gjykatës Speciale?

Politika

Kush po i trembet më shumë, funksionimit të Gjykatës Speciale?

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 16 shtator 2016 Në ora: 16:58
Selia e Gjykates Speciale në Holandë

Në  fillim të muajit gusht të vitit 2015, parlamenti i Kosovës miratoi me shumicë votash ligjin për Gjykatën e Posaçme, e cila me emrin Dhomat e Specializuara, do të veprojë në Hagë me gjykatës e prokurorë ndërkombëtarë dhe nën ligjet e Kosovës.

Mirëpo, gjatë kësaj kohe nuk kanë munguar zërat, se po bëhet çmos që të zvarritet funksionimi I Gjykatës Speciale, pasi kjo e fundit nuk është se do të merret me të ashtuquaturat krime të supozuara të luftës, por edhe me korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Më herët një burim nga Prokuroria e Shtetit, pati deklaruar për gazetën “Bota sot”, se qindra lëndë me objekt korrupsionin dhe krimin e organizuar i kanë ndarë për t ‘ia dorëzuar Gjykatës Speciale.

Mirëpo duke ditur se politikanët kanë lidhje të ngushta me sistemin e drejtësisë, natyrisht që janë në dijeni të kësaj situate. Thënë ndryshe nuk iu shkon për shtat funksionimi i Gjykatës Speciale. “Gjykata Speciale është e orientuar tjetërkund.Gjykata Speciale do të na ndihmojë shumë, pasi do të  pastrojë shumë institucione.

Ajo do të jetë e dobishme për ne. Duhet të bëhen hetimet ndaj milarderëve ku ka qenë dhe ku janë tani, si kanë ardhur deri këtu. U mbytën sa emra lakohen dhe sa kompani lakohen e ne s’jemi aksund.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat