Deputetët votojnë në shërbim të interesave klanore

Politika

Deputetët votojnë në shërbim të interesave klanore

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 15 shtator 2016 Në ora: 16:08
Kuvendi i Kosovës

“Dihet se aktualisht Parlamenti i Kosovës, përfaqësohet nga shumë deputetë, që u mungon niveli i nevojshëm arsimorë, por edhe nga deputetë që u takojnë profesioneve të ndryshme, ndërsa më së paku përfaqësohet nga ata që e njohin ligjin dhe rëndësinë e tij. Prandaj duke mos e njohur këtë fakt, deputetët e Kuvendit jo rrallë herë ndodh të votojnë ligje pa e ditur se çfarë po votojnë dhe pa e lexuar fare ligjin për të cilin ata e ngrejnë dorën”, ka thënë Sami Blakaj, magjistër i integrimeve Evropiane dhe Politikave të BE-së.

Kosova ka një legjislacion të dobët dhe një mospërputhje të ligjeve në mes vete. Për këtë vendit i duhen ndryshime thelbësore, në Kushtetutën e Kosovës, dhe në çështjen e zgjedhjeve. Njohësit e çështjeve juridike,  vlerësojnë se Kosovës i duhet një ndërhyrje urgjente në ndryshimin e Kushtetutës për mënjanimin e ngërçeve të reja politike.  Sipas tyre, Kushtetua e Kosovës ka nevojë për ndryshime për të krijuar shtratin e funksionimit të një shoqërie demokratike, por kjo gjë nuk mund të ndodhi pa një klasë politike të dakordësuar për çështje të domosdoshme të sistemit shoqëror. Ata pohojnë se Kosova ka një kushtetutë jo funksionale dhe të marrë copy nga vende e zhvilluara ku nuk përputhen me realitetin që e kemi në vend.

Sami Blakaj, magjistër i integrimeve Evropiane dhe Politikave të BE-së, ka shprehur keqardhje për kopjimin e ligjeve dhe lënie anash të juristëve cilësorë, të Kosovës. “Me keqardhje duhet ta pranojmë që shumica e ligjeve në Kosovë, por edhe vetë Kushtetuta e vendit si ligji themelor i shtetit është i përkthyer (copy-paste). Mendoj, se kjo ndodhë jo për faktin që Kosova si shtet ka mungesë të juristëve cilësor, por pse ekzekutivi dhe veçmas legjislativi i vendit vuan nga një mungesë e tillë profesionale.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat