AAK e vlerëson situatën e sigurisë të brishtë

Politika

AAK e vlerëson situatën e sigurisë të brishtë

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 20:37
Ilustrim

Departamenti për Politika të Mbrojtjes dhe të Sigurisë i AAK -së, vlerëson se situata e krijuar në brezin kufitar me Malin e zi, ku njoftohet të jenë dislokuar forca të kombinuara të Policisë, njësitet e specializuara të Kundërterrorizmit dhe Ushtrisë, është krejtësisht e panevojshme dhe e papranueshme.

“Në këtë kuadër janë jo korrekte edhe deklaratat e presidentit të Malit të zi, sepse ato janë në shpërputhje me zhvillimet në terren”, thuhet në një deklaratë të AAK-së.

Sipas AAK-së krejt kjo gjendje e re në kufi, vie pas kundërshtimit serioz të banorëve të zonave të prekura nga Komisioni shtetëror për vijëzimin e kufirit, i cili ka bërë gabime dhe si rezultat Kosova, po humbë territor të saj.

“Ne si Departament për Politika të Mbrojtjes dhe të Sigurisë, vlerësojmë se përgjithësisht, situata e sigurisë mbetet shumë e brishtë në atë zonë dhe valët e sulmeve, drejtuar objekteve shtetërore, pronave private, dhe të ngjashme, ende të pa zbuluara prej organeve të hetuesisë, përbëjnë lajm shumë të keq për sigurinë publike dhe nacionale në Kosovë”, thuhet në deklaratën e AAK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat