Vetë-identifikohen deputetët e pazareve

Politika

Vetë-identifikohen deputetët e pazareve

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 30 gusht 2016 Në ora: 17:51
Kuvendi i Kosovës

Kur  është bërë  një vit nga nënshkrimi i Demarkacionit me Malin e Zi dhe pothuajse një vit nga koha, kur kjo çështje është bërë mollë sherri në politikën e Kosovës, disa deputetë janë kujtuar të reagojnë së fundmi. 

Reagimi i tyre ka aradhur në prag të një shtatorit, ditës, kur Demarkacioni do të diskutohet në Kuvend, ose më mirë të thuash reagimi i tyre ka ardhur, në prag të pazarit për votën pro Demarkacionit.

Pa dashur të lakojmë emra, bëhet fjalë për deputetë të pavaruar por edhe të mazhorancës të cilët, ndërsa kanë heshur gjatë gjithë vitit, së fundmi,  po deklarohen kundër Demarkacionit, në mënyrë që të  shfrytëzojnë  rastin për marrjen e ndonjë posti apo diçka të tillë të ngjashme. Janë të freskëta pazaret që u bënë me rastin e zgjedhjes së Hashim Thaçit President, dhe e njëjta gjë duket se do përsëritet dhe në rastin e Demarkacionit.

Thënë ndryshe, nuk është se janë të interesuar për Kosovën dhe tokat e saj, por për interesin e tyre personal, ndërsa tentojnë të manipulojnë opinionin publik. Nëpërmjet deklarimit të votës kundër për Demarkacioni, ata indirekt, apelojnë liderët e pozitës, në mënyrë që këta të fundit të detyrohen dhe të plotësojnë interesat e tyre.

Nga ana tjetër kjo mënyrë të vepruari e këtij grupi deputetësh duhet të shërbejë, si alarm për qytetarët, që në të ardhmen t’i ndëshkojnë me votë e të mos t’i lënë të manipulojnë me interesat e Kosovës, për qëllimet e tyre.

Ata njerëz që kërkojnë të bëjnë pazare për tokat e Kosovës dhe nuk kanë argumente, nuk e meritojnë të përfqësojnë qytetarët e Kosovës, pasi që prej një viti, kjo kastë deputetësh nuk janë dukur në Kuvend dhe jo të imagjimohet që janë të shqetësuar për Demarkacionin.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Merkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat